Ora është Fri Apr 19, 2024 8:09 pm

Sport

 :: News.... :: Sport

  • Temat
  • 17112009
    Sport F.1116143625868_m

    Gjiganti automobilistik gjerman Mercedes ka blerë skuderinë e Brawn të Formula 1, një lëvizje e cila do të bëjë që Jenson Button t’i bashkëngjitet McLarenit, si partner i Lewis Hamiltonit.
    Mercedesi do të posedojë 75% të Brawn në partneritet me kompaninë investuese Abu Dhabi, mirëpo do të vazhdojë bashkëpunimin me McLarenin deri në vitin 2015.

    Brawn që fitoi titujt e botës për pilotë dhe për konstruktorë në sezonin debutues 2009, do të riemërohet si Mercedes Grand Prix.

    Nico...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 401
  • 17112009
    Sport F.1116132904614_m

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se lëndimi i Robin van Persie, gjatë ndeshjes ndërmjet Italisë dhe Holandës, është serioz.
    Van Persie u largua herët nga loja pasi pësoi një lëndim pas një ndërhyrjeje të Giorgio Chiellinit dhe u zëvendësua nga sulmuesi i Milanit, Klaas-Jan Huntelaar.

    Wenger i ka thënë tabloidit The Sun se lëndimi i 26-vjeçarit është mjaft serioz, edhe pse nuk duket ashtu në xhirime, kështu që ai mund të mungojë në gjashtë javët e ardhshme.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 390
  • 17112009
    Sport F.1115133326429_m

    Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, mund të qëndrojë jashtë fushe për rreth dy muaj pasi ka lënduar gjurin në barazimin e mbrëmshëm të Holandës ndaj Italisë në Pescara.
    Van Persie u zëvendësua pas vetëm një çerek ore lojë, pas një përplasje me Giorgio Chiellini. Trajneri holandez Bert van Marwijk ka thënë se Van Persie ka dëmtuar ligamentet, megjithëse të dhënat e sakta do të publikohet gjatë ditës së sotme.

    “Diagnoza e parë është një dëmtim i keq i gjurit. Ne presim rezultatet e rrezeve...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 389
  • 02112009
    Sport Inter-milan
    Inter i Mourinhos ka fituar 2-0 ndaj Livornos dhe tashme e sheh veten 7 pike larg vendit te dyte ne klasifikim qe mbahet nga Juventusit.

    Nje ndeshje jo shume e mire per Kampionet e Italise, por nje 3 pikesh shume i deshiruar nga tekniku portugez para sfides ne Champions me Dinamo Kiev.

    Ne pjesen e pare, Livorno ishte me aktive dhe me e rrezikshme. Por asnje nga rastet e krijuara nuk u finalizua me gol, kjo jo vetem per faj te sulmuesve por edhe per merite te portierit Hulio Sezar.

    Futja ne...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 363
  • 24102009
    Sport F.1024220832564_m

    Një ndeshje e bukur dhe mjaft ritmike është zhvilluar në stadiumin El Molinon, ndërmjet Sporting Gijonit dhe Real Madridit, që fatkeqësisht përfundoi pa gola.
    Të shtunën mbrëma Mbretërit kanë zhvilluar ndeshjen e javës së tetë, me ç’rast nuk kanë mundur të fitojnë përballë Sporting Gijonit, në një përballje ku barazimi ishte epilogu real nga ajo që u tregua në fushë nga të dyja skuadrat.

    Me këtë barazim Reali pozicionohet në vend të parë me pikë të barabarta me Barcelonën, mirëpo Blaugranët...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 347
  • 24102009
    Sport F.1024210415939_m

    Skuadra e Lyonit është mposhtur si mysafir i Nice, humbje e cila i ka kushtuar me zhvendosje në tabelë, nga vendi i parë në të tretin.
    Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në Stade du Ray, ndërmjet Nice dhe Lyon, ka përfunduar e fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 4-1.

    Serinë e golave e filloi Mamadou Bagayoko në minutën e 16-të, ndërsa pas një autogoli të shënuar nga Remy Vercoutre (39’), vendasit krijuan epërsi të dyfishtë dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.

    Në...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 336
  • 24102009
    Sport F.1024203525751_m

    Chelsea ka fundosur skuadrën e Blackburn Rovers duke e mposhtur në Stamfrod Bridge me rezultat prej 5-0.
    Serinë e golave e filloi Gaël Givet, i cili shënoi në portën e tij (20’), pas një goditjeje të Nicolas Anelcas, dhe me këtë diferencë minimale përfundoi pjesa e parë.

    Me të filluar pjesa e dytë (48’), mesfushori Frank Lampard dyfishoi epërsinë pas një pasimi të Didier Drogbas.

    Katër minuta më pas (52’) radha i erdhi Michael Essienit, i cili shënoi një supergol...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 372
  • 24102009
    Sport F.1024200818954_m

    Sampdoria ka marrë kreun në Serie A, së paku për disa orë, pasi ka mposhtur Bolognan me rezultat 4-1.
    Gjenovasit kaluan herët (7’) në epërsi me anë të Giampaolo Pazzinit. Daniele Mannini dyfishoi rezultatin (16’), ndërsa Reto Ziegler e trefishoi atë (26’).

    Nga minuta e 28-të gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për Bolognan pasi që sulmuesi kryesor, Marco Di Vaio, u përjashtua me karton të kuq.

    Në pjesën e parë vendasit arritën të shënonin edhe golin e katërt me anë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 357
  • 24102009
    Sport F.1024195922957_m

    Edhe pas zëvendësimit të trajnerit, Atletico Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore kundër Mallorcas para tifozëve të vet.
    Takimi i zhvilluar të shtunën në Vicente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Mallorcas, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

    Kjo nuk ishte një ditë me fat për kryeqytetasit, të cilët edhe pse patën epërsinë prej dy lojtarësh në fushë, pas përjashtimit me kartonë të kuq të Josemi (27’) dhe Ramis (50’), nuk arritën ta mposhtin Mallorcan.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 385
  • 24102009
    Sport F.1024151418617_m

    Javier Mascherano dëshiron që Liverpooli të ndjekë shembullin e Argjentinës, duke thënë se të kuqtë duhet të harrojnë katër humbjet radhazi dhe të përqendrohen të mposhtin Manchester United në derbin e të dielës.
    Mesfushori argjentinas dëshiron që Liverpool, që është në mes të fillimit më të keq të sezonin në 22 vitet e fundit, të inspirohet nga rasti i fundit i Argjentinës që synonte të kualifikohej për në Kupën Botërore 2010.

    “Jam i relaksuar tash që Argjentina është kualifikuar për...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 374
  • 24102009
    Sport F.1024145946975_m

    Chelsea raportohet se është duke planifikuar të harxhojë plot 60 milionë funte në afatin kalimtar të janarit, nëse klubit do t’i lejohet të transferojë këtë afat.
    Sipas Daily Express, mesfushori i Interit, Patrick Vieira, tashmë ka zhvilluar bisedime dhe mund të jetë lojtari i parë i cili mund të përforcojë ekipin e Carlo Ancelottit.

    Por, blutë po ashtu janë duke menduar të ofrojnë plot 30 milionë funte për anësorin e Bencifas, Angel Di Maria, dhe cakun e kamotshëm të tyre, David Villa...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 377
  • 24102009
    Sport F.1024131743768_m

    Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ekipi anglez kurrë nuk do të gjejë një zëvendësim adekuat për ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo.
    “Nuk mendoj se ndonjëherë kam qenë në hijen e Ronaldos, jo, nuk jam i lumtur që ai u largua nga klubi dhe nuk mendoj se ndonjëri prej neve është i lumtur”, ka thënë Rooney.

    “Do të preferoja që ai ende të ishte këtu, nëse jam i sinqertë. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, i pazëvendësueshëm, lojtari më i mirë në botë,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 400
  • 24102009
    Sport F.1024103857178_m

    Takimi i nesërm përballë Manchester United do të jetë takim jubilar për Rafa Benitez, i cili do të drejtojë Liverpoolin për të 200-tën herë në një takim të Ligës Premier.
    Në 199 ndeshjet e kaluara, Benitez ka shënuar 113 fitore, që është një mesatare prej 56.78%, edhe pse e kishte rindërtuar tërësisht ekipin kur e morri nën drejtim në 2004.

    Në anën tjetër edhe menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson, pati detyrë të ngjashme, të rinovojë ekipin, kur zëvendësoi Ron Atkinson në vitin 1986....

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 401
  • 24102009
    Sport F.1024103230260_m

    Sulmuesi kosovar Shefki Kuqi ka qenë protagonisti i tre pikëve të reja për ekipin e Bundesliga 2, Koblenz, duke shënuar dy golat e fitores së mbrëmshme ndaj Greuther Furth, ndeshje që përfundoi me rezultat 2-1.
    Të dy golat e Kuqit erdhën në pjesën e parë të ndeshjes, kur edhe u vulos dilema rreth fituesit. Goli i parë i përfaqësuesit të kombëtares së Finlandës erdhi që në fillim të takimit (4’), ndërsa vendasit arritën të barazojnë në minutën e 26-të.

    Por në fund të pjesës së parë ishte...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 411
  • 24102009
    Sport F.1024094705454_m

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka mohuar spekulimet të cilat thonë se ai mund ta zëvendësojë Rafa Benitez në stolin e Liverpoolit.
    Edhe pse njëri nga bashkëpronarët, George Gillet, ka thënë se pozita e Benitez është e sigurt pavarësisht rezultateve të dobëta, vazhdojnë të përmenden disa emra si pasardhës të mundshëm të spanjollit.

    Një prej tyre është edhe ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, i cili ka tallur këtë temë gjatë konferencës së shtypit në prag të takimit të Serie A ndaj Catanias....

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 405
  • 24102009
    Sport F.1024093639171_m

    Mediat angleze shkruajnë se Reali i Madridit është i gatshëm të provojë qëndrueshmërinë e Liverpoolit duke bërë ofertë për kapitenin e klubit, Steven Gerrard.
    Sipas The Sun, presidenti i Realit, Florentino Perez, do të dërgojë një ofertë në vlerën e 30 milionë funteve për kapitenin e të kuqve.

    “Nuk është sekret se Gerrard është një lojtar të cilin Perez dhe drejtori teknik Jorge Valdano e admirojnë. Ka një listë të ngushtë për sezonin e ardhshëm dhe Gerrard është një prej tyre”,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 368
  • 24102009
    Sport F.1024000902525_m

    Legjenda e Interit, Luis Suarez- i cili ishte pjesë e ekipit zikaltër në vitet e gjashtëdhjeta që fitoi dy Kupa të Kupave të Evropës dhe dy Kupa Ndërkombëtare- thotë se Nerrazzurëve u mungon personaliteti dhe karakteri në Evropë.
    “Trajneri nuk mund t’u japë karakter atyre që nuk e kanë. Gjëja e parë që vëren kur Interi luan në Ligën e Kampionëve është se kundërshtarët e tyre nuk frikohen nga fakti që luajnë kundër tyre (zikaltërve)”.

    “Kjo ka ndodhur me vite, ndërsa as...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 627
  • 24102009
    Sport F.1024015013854_m

    Carles Puyol ka vendosur t’i heshtë spekulimet e deritanishme dhe të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën, e cila do ta mbajë në Camp Nou deri në vitin 2013.
    Kontrata aktuale e kapitenit skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa deri më tani palët nuk kanë mundur të arrijnë në një pikë të përbashkët për të nënshkruar kontratë të re, duke nxitur interesimin e skuadrave të shumta për mbrojtësin spanjoll.

    Sipas njoftimeve të reja, Puyol, i cili është lojtar i Barcelonës që nga vitit 1995,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 384
  • 24102009
    Sport F.1023181757442_m

    Ish-shefi ekzekutiv i Ferrarit, Jean Todt, të premten është zgjedhur president i FIA-s (Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit), e cila rregullon dhe kontrollon garën prestigjioze automobilistike, Formula 1.
    Francezi ka qenë konkurrenti kryesor për të zënë vendin e presidentit të deritanishëm, Max Mosley, ashtu që ka siguruar 135 vota kundrejt kandidatit tjetër, holandezit Ari Vatanen, i cili ka rrëmbyer vetëm 49 vota.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 386
  • 24102009
    Sport F.1023180613767_m

    Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se skuadra e tij është në gjendje që të dëshmohet në ndeshjen e të dielës kundër Manchester Unitedit, kështu që t’i japë fund formës së dobët, me ç’rast ka regjistruar katër humbje radhazi.
    “Jam sigurt se skuadra jonë është shumë më e mirë se sa që mendojnë njerëzit. Nëse ke tre, katër ose pesë lojtarë startues të lënduar, atëherë nuk mund të thuash se ekipi nuk është i fortë”.

    “Jam i sigurt se nëse i largon katër ose...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 413
  • 24102009
    Sport F.1023165050642_m

    Të premten mbrëma Quique Sanchez Flores është zyrtarizuar si trajner i ri i Atletico Madrid, duke zënë kështu vendin e lënë bosh pas shkarkimit të Abel Resinos.
    Në dhjetë e para të sezonit, në të gjitha garat, Atletico ka dështuar të përsërisë formën nga sezoni i kaluar, ashtu që drejtuesit e skuadrës kryeqytetase morën vendim për shkarkimin e trajnerit të deritanishëm, duke caktuar trajner ish-trajnerin e Valencias dhe Benficas, Quique.

    Konfirmimi është bërë në faqen zyrtare të Atletico Madridit,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 439
  • 24102009
    Sport F.1023164302600_m

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, nuk ka mundur që të mos flasë për fitoren e rivalëve të qytetit kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu.
    “Jam i lumtur për Milanin dhe Leonardon. Ata kanë pasur një sezon të vështirë. (Por) ata po luajnë më mirë se ne në Ligën e Kampionëve”.

    “Fitorja në Bernabeu ishte historike, sikurse edhe humbja nga Zurichu në San Siro”, ka thënë portugezi në një konferencë për shtyp, duke shtuar se edhe pse Interi gjendet në një grup të vështirë,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 359
  • 24102009
    Sport F.1023163757445_m

    Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se është i gatshëm të luajë këtë fundjavë kundër Sporting Gijonit, përkundër se stafi mjekësor i Los Blancos nuk pajtohet me vendimin e tij.
    Është pritur që portugezi do të mungonte edhe dhjetë ditët e ardhshme, mirëpo ai thotë se nuk ndjen më dhimbje në nyje.

    “Nyja nuk më dhemb dhe mendoj se jam i gatshëm të luaj”, është cituar portugezi nga “Marca”.

    Sipas kësaj të përditshmeje, Ronaldo kishte kërkuar të...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 420
  • 24102009
    Sport F.1023163210452_m

    Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, është shprehur mjaft i kënaqur me performancën e tij kundër Real Madridit dhe njëkohësisht ka përsëritur vendimin tij për të qëndruar në San Siro.
    “I thash vetes: ‘Ale duhet ta prekësh rrjetin!’ Dhe e bëra. Dëshiroj të jem pjesë e historisë së futbollit dhe dy golat kundër Real Madridit janë vetëm fillimi i kësaj historie”.

    “Iu kam thënë disa miqve të mi se do të jetë dita ime dhe se nuk mund të dështoj në Bernabeu. Ishte shumë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 379
  • 24102009
    Sport F.1024172639414_m

    Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat 2-1 përballë Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Allianz Arena.
    Bavarezët u gjetën në disavantazh në minutën e 60-të kur Alexander Meier shënoi për mysafirët.

    Dhjetë minuta më pas (70’), Arjen Robben barazoi rezultatin për t’u dhënë shpresë vendasve për fitore.

    Ndërsa golin e fitores për Bayernin e shënoi Daniel Van Buyten, dy minuta pa përfunduar koha e rregullt (88’).

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 357
  • 24102009
    Sport F.1024173743843_m

    Skuadra e Stuttgartit ka pësuar humbjen e radhës, këtë herë si mysafir i Hannoverit.
    Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Didier Konan Ya në minutën e 31-të, për t’ia siguruar skuadrës vendase tri pikë të vlefshme.

    Skuadra e Mainzit ka shënuar fitore prej 3-0 përballë Freiburgut, ndërsa mesfushori shqiptar Jahmir Hyka nuk është aktivizuar ndonëse ishte në bankën rezervë.

    Skuadra tjetër ku aktivizohet shqiptari me pasaportë zvicerane Albert Bunjaku, ajo e Nurnbergut ka pësuar humbje...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 369
  • 24102009
    Sport F.1024181124154_m

    Tottenham Hotspur është mposhtur në shtëpi nga Stoke City duke rrezikuar kështu pozitën e tretë në tabelë.
    Spursat kanë pranuar gol në minutat e fundit të takimit (86’), ndërsa golashënues për mysafirët ishte Glenn Whelan.

    Me këtë humbje Tottenhami rrezikon të zhvendoset në pozitën e pestë në tabelë, nëse Arsenali dhe Manchester City shënojnë fitore në ndeshjet respektive të javës së dhjetë që zhvillohen të dielën.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 385
  • 24102009
    Sport F.1024182026328_m

    Birmingham City ka shënuar fitore në stadiumin St. Andrews Ground duke e mposhtur Sunderlandin me rezulto prej 2-1.
    Vendasit krijuan avantazh të dyfishtë duke shënuar njëherë në pjesën e parë (37’) me anë të Liam Ridgewell, dhe me të filluar pjesa e dytë (48’) me anë të James McFadden.

    Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë në minutën e 82-të me autogolin e Scott Dann, mirëpo deri në fund të ndeshjes nuk arritën ta barazojnë rezultatin.

    Mesfushori kosovar Lorik Cana...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 348
  • 24102009
    Sport F.1024103857178_m




    Takimi i nesërm përballë Manchester United do të jetë takim jubilar për Rafa Benitez, i cili do të drejtojë Liverpoolin për të 200-tën herë në një takim të Ligës Premier.

    Në 199 ndeshjet e kaluara, Benitez ka shënuar 113 fitore, që është një mesatare prej 56.78%, edhe pse e kishte rindërtuar tërësisht ekipin kur e morri nën drejtim në 2004.

    Në anën tjetër edhe menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson, pati detyrë të ngjashme, të rinovojë ekipin, kur zëvendësoi Ron...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 419
  • 24102009
    Sport F.1024114902572_m


    Numri i klubeve të interesuara për Valon Behrami vazhdon të rritet, me edhe Arsenalin dhe Milanin që thuhet se kanë kthyer vëmendjen kah shqiptari.

    Behrami ka shkëlqyer me West Ham United që kur u zhvendos nga Lazio në verën e vitit të kaluar, dhe së fundi është lidhur me një kalim në Juventus dhe Roma.

    Por në prag të takimit të Arsenalit dhe West Hamit, Daily Star raporton se garës për kosovarin me nënshtetësi zvicerane i është bashkuar edhe Arsene Wenger. Francezi e sheh Behramin...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 379
  • 07102009
    Sport F.1007141421166_m

    Agjenti i Adrianos ka mohuar se Milani do ta transferojë brazilianin gjatë afatit kalimtar të janarit, duke thënë se ‘Perandori’ nuk do të ndërrojë ambient së paku deri në verën e ardhshme.

    “Adriano është me kombëtaren (e Brazilit) dhe ne sinqerisht nuk kemi lajme zyrtare (në lidhje me interesimin e Milanit)”.

    “Adriano është sistemuar te Flamengo. Ai është golashënuesi më i mirë në Brazil edhe pse ka luajtur gjashtë ndeshje më pak se të tjerët”

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 411
  • 07102009
    Sport F.1007140218682_m

    Trajneri i përfaqësues së Kroacisë, Slaven Bilic, është i bindur se kombëtarja e tij do të sigurojë një vend në Afrikën e Jugut.

    Kroacia e zhvillon ndeshjen e fundit kundër Kazakistanit, mirëpo kualifikimi nuk varet vetëm nga fitorja e kroatëve, pasi që Ukraina duhet të humbë pikë në dy ndeshjet (kundër Anglisë dhe Andorrës), ashtu që Kroacia të sigurojë vendin e dytë në grup.

    “Për pjesën më të madhe të fushatës tonë duhet ta fajësojmë veten. Kundër Anglisë nuk e patëm skuadrën e...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 387
  • 07102009
    Sport F.1007123755323_m

    Luis Figo ka dëshirë të madhe që superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ta veshë fanellën e Interit.

    Portugezi, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Barcën edhe për Interin, thotë se Messi është lojtari më i mirë në botë, ndërsa ai do të shkëlqente në Serie A.

    “Lionel është më i miri nga të gjithë dhe kjo është e padiskutueshme”.

    “Loja e tij ekipore tash është më e mirë sesa në vitin e kaluar. Ëndrra ime është që ta shoh Messin duke luajtur për Interin”,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 385
  • 07102009
    Sport F.1007115453363_m

    Milani ka mohuar spekulimet se një pjesë e madhe e aksioneve do t’i shiten manjatit shqiptar Rezart Taçi.

    Të martën, Taçi konfirmoi dëshirën e tij për ta blerë klubin e madh italian, duke u bazuar në njoftimet e mediave italiane për vështirësitë ekonomike të kompanisë “Fininvest”, të cilën e udhëheq presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi.

    Mirëpo, në një deklaratë në faqen zyrtare të Milanit, thuhet se nuk ekziston asnjë mundësi që të shitet klubi.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 391
  • 07102009
    Sport F.1007114827274_m

    Sulmuesi veteran Henrik Larsson është kthyer në përfaqësuesen e Suedisë, për dy ndeshjet vendimtare kundër Danimarkës dhe Shqipërisë.

    Trajneri Lars Lagerback e ka përfshirë 38-vjeçarin në skuadrën e tij prej 22 lojtarëve, të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet e radhës.

    Po ashtu, në përfaqësues janë kthyer edhe Markus Rosenberg, Viktor Elm dhe Daniel Andersson.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 349
  • 07102009
    Sport F.1007114309371_m

    Liverpooli ka njoftuar se nuk është i interesuar për shërbimet e lojtarit të Werder Bremenit, Aaron Hunt.

    Më herët është spekuluar se 23-vjeçari është në shënjestër të Redsave, mirëpo “The Liverpool Echo” njofton se klubi nuk është i interesuar për shërbimet e Hunt.

    Sipas spekulimeve, Rafa Benitez ishte i gatshëm ta ofronte Ryan Babelin si pjesë e marrëveshjes, por siç duket ka qenë vetëm një spekulim i radhës.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 378
  • 07102009
    ...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 396
  • 07102009
    Sport F.1007100446351_m

    Michael Owen ka deklaruar se Manchester Unitedi është skuadra më e madhe në botë, gjë që do t’i nevrikosë tifozët e ish-skuadrës së tij, Liverpool.

    “Është fantastike të punosh me Sir Alex. Është gjithçka që mund të presësh nga një top-skuadër, ndoshta klubin më të madh në botë. Gjithçka, duke filluar nga njeriu që bart çantat e deri te vajzat që punojnë në bufe, dhe menaxheri, janë të klasit të parë”.

    Përkundër që po kënaqet te skuadra e re, Owen ka mbetur jashtë përfaqësueses...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 372
  • 07102009
    Sport F.1007095323333_m

    Drejtori teknik i Interit, Marco Branca, thotë se portierit zikaltër Julio Cesar së shpejti do t’i ofrohet kontratë e re nga Nerazzurët.

    Të martën, gruaja e portierit Susana Werner, kishte shkruar në faqen zyrtare të Interit, se Cesar kishte marrë një ofertë të rëndësishme nga një klub i madh, i cili ia dinte vlerën më shumë se zikaltrit.

    “Tashmë jemi duke punuar për të gjetur një zgjidhje. Kontrata e tij do të vazhdohet. Nuk kemi asnjë problem dhe bisedimet po shkojnë në mënyrë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 389
  • 07102009
    Sport F.1007001509399_m

    Sulmuesi i Fiorentinas, Adrian Mutu, nga janari mund të largohet nga Viola, thotë njëri nga agjentët e tij.

    Giovanni Becali, njëri nga agjentët e rumunit, ka thënë në një intervistë për Radio Fiesole, se Mutu mund të largohet nga Fiorentina gjatë afatit kalimtar të dimrit nëse siguron një ofertë joshëse.

    “Mutu po ia kalon mirë në Firence, ku ka një kontratë të mirë, mirëpo nëse vjen një ofertë joshëse në janar, edhe për lojtarin edhe për skuadrën, atëherë mund ta pranojmë”,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 382
  • 07102009
    Sport F.1006191803561_m

    Sipas mediave italiane, Tottenham Hotspur planifikon transferimin e mesfushorit të Inerit, Sulley Muntari, gjatë afatit kalimtar dimëror.

    Muntari u transferua te kampioni i Italisë vitin e kaluar nga Portsmouth, ndërsa e ka të vështirë të sigurojë një vend në formacionin bazë të Jose Mourinhos.

    Sipas Sportmediaset.it, 25-vjeçari është pranë rikthimit në Ligën Premier, ku mund të luajë për Spursat nga janari.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 382
  • 07102009
    Sport F.1006190721938_m

    Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, thotë se kontrata e re luksoze për Francesco Tottin është rrezik për Romën, por ai është i mendimit që kapiteni meriton të shpërblehet për punën e tij që ka bërë për këtë klub.

    “Ai është simboli i Romës. Do të ishte një kontratë e gjatë dhe e dëmshme, por njëkohësisht një çmim për arritje jetësore”, ka thënë Moggi për “Sportitalia”.

    Bisedimet për kontratën e Tottit kanë ngecur duke llogaritur problemet financiare...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 390
  • 07102009
    Sport F.1006190011633_m

    Manjati shqiptar Rezart Taçi ka rishfaqur interesimin për investim te skuadra e Milanit dhe është i gatshëm ta blejë klubin nëse Silvio Berlusconi vendos ta shesë atë.

    Kompania e Berlusconit, “Fininvest”, është duke pasur probleme të mëdha financiare, kështu që blerës të ndryshëm kanë shfaqur interesim për Milanin.

    “Nuk mendoj se Berlusconi do të tërhiqet nga Milani, mirëpo nëse ekziston mundësia, atëherë ne do të ishim shumë të interesuar ta blinim klubin”, ka thënë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 503
  • 07102009
    Sport F.1006185022108_m

    Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, është shastisur me spekulimet e fundit që trajneri Manuel Pellegrini mund të shkarkohet pas humbjes nga Sevilla.

    “Real Madridi ka një skuadër të shkëlqyer dhe e ka filluar sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme”.

    “Më dhemb se pasi kanë humbur vetëm një ndeshje- përkundër se luajtën mirë ndaj një skuadre të madhe; pasi kanë fituar pesë ndeshje duke shënuar shumë gola dhe duke pranuar pak; po ashtu kanë fituar edhe dy ndeshje...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 376
  • 07102009
    Sport F.1006152308436_m

    Lionel Messi shpreson që ky ekip i Barcelonës mund të shkruajë sërish historinë këtë sezon duke fituar gjashtë trofe.

    Ekipi i famshëm i Barcelonës nga vitet e pesëdhjeta fitoi pesë trofe, ndërsa pas tre trofeve të fituara në sezonin e kaluar, Messi kërkon edhe më shumë këtë sezon.

    “Barcelona e gjashtë trofeve- tingëllon mirë, apo? Kemi fituar pesë trofe në një sezon më herët (vitet e pesëdhjeta), ndërsa tash (vitin e kaluar) shkruam historinë me tre trofe, por ne duam më shumë”.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 382
 
 

Përdoruesit që po shfletojnë forumin: Asnjë
Moderatorët

Asnjë

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund të krijoni tema të reja në këtë forum
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Legjenda
  • Mesazhe të reja Mesazhe të reja
  • Mesazhe të reja [ Popular ] Mesazhe të reja [ Popular ]
  • Mesazhe të reja [ Locked ] Mesazhe të reja [ Locked ]
  • Asnjë mesazh i ri Asnjë mesazh i ri
  • Asnjë mesazh i ri [ Popular ] Asnjë mesazh i ri [ Popular ]
  • Asnjë mesazh i ri [ Locked ] Asnjë mesazh i ri [ Locked ]
  • Lajmërim Lajmërim
  • Ngjitës Ngjitës
  • Global announcement Global announcement