Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Semundja e quajtur frik

Shko poshtë

Semundja e quajtur frik Empty Semundja e quajtur frik

Mesazh nga donbeco Mon Mar 16, 2009 11:53 pm

Ekzistojne shume lloj frike qe jane ekstreme dhe qe madje mund te quhen semundje. Ketu nuk po flasim per friken ndaj Allahut por, reth frikes si ndjenje dhe emocion, kur ajo behet e pakontrollueshme. Ne kete artikull do te perqendrohemi ne dy lloj frikash nevrotike; ndrojtja dhe ankthi. (Frika negative, nga gjerat dhe ne situata ku seduhet. sh.p.)

Ndrojtja

Ndrojtja eshte rezultat i mungeses se besimit ne vetvete. Ajo shfaqet si ndjenje konfuzioni dhe gjendje nervoze kur dikush perballet me njerez te ngritur ose jo te familjes. Kur nje person vuan nga kjo ndjenje, atij i mbahet goja dhe gjuha i lidhet. Kur deshiron te thote dieka, ai thote gjera te tjera qe si ka per qellim.

Dhehebiu, ne vepren e tij madheshtore te titulluar Sijer Ealami en-Nubela (Biografite e personaliteteve fisnike), permend historine e famshme te nje personi qe u takua me nje kryeminster. Nje dite Iben Xhasasi shkoi te vizitonte kryeminstrin Iben Furat, me vete kishte marre nje sasi kamfuri. (Lende kimike qe nxirret nga nje lloj druri si dafine, perdoret kryesisht ne mjekesi si nxites i sistemit nervor. sh.p.)

Ne momentin qe iu afrua kryeminstrit i erdhi per te peshtyre, dhe mendoi qe ti jap atij kamfurin e pastaj te peshtyje ne lumin Tiger. Por, kur u ndodh perballe i peshtyu atij ne fytyre ndersa kamfurin e hodhi ne lume. Kryeministri mbeti i befasuar ndersa Iben Xhasasi shume i frikesuar dhe i hutuar tha pa dashje: eBetohem per Allahun e Madheruar se gabova pa dashje. Une pata per qellim teju peshtyj ju ne fytyre dhe te hedh kamfurin ne lumee. Kryeministri iu pergjigje: ePo pikerisht kete bere, injorant!e. Per shkak te ndrojtjes Iben Xhasasi u ngaterua si ne veprimet ashtu dhe ne fjalet e tij.

Nje situate e tille nuk ndodh shpesh ndoshta por, megjithate ka shume probleme te pergjithshme qe mund ti ndodhin edokujt per shkak te ndrojtjes. Ndrojtja mund te jete shkak qe nje nxenes mos te marre pjese ne mesim. Megjithese e di pergjigjen e nje pyetjeje bere nga profesori, ai nuk mund te marre guximin qe ta thoje ate me ze te larte. Kur ky nxenes ka problem me dieka dhe nuk e kupton, ai nuk arrin ta pyes mesuesin per shakak te ndrojtjes se madhe qe ka.

E njejta gje e pengon nje person qe te flase ne xhami, te jape mesime ose te drejtoi namazin. Ai shqetesohet jashte mase se po te beje nje gje te tille do te beje ndonje gabim. Kur provon te kryeje dieka dhe bene gabimin me te vogel perpara njerzve, ky gabim e vret ate teresisht. Ai kurre nuk e harron ate dhe sa here qe duhet te perballet ne publik ai gabim i shfaqet para syve, keshtu ky gabim i vogel i varros atij endrat dhe talentin e tij.

Ndrojtja behet shkak qe nje person te mos i keshilloje dot te tjeret ose ti udhezoje ata. Nje person i ndrojtur mund te shoh dike duke bere nje gabim perpara syve te tij, por ai nuk ka kurajon qe ti flase, megjithese mund ti kete te gjitha argumentet e nevojshme per te vertetuar se vepra qe ai po kryen eshte gabim. Ai nuk mund te beje dobi me dijen qe ka. Mungesa e besimit ne vetvete e bene ate shume te ndrojtur saqe semund te keshilloje edhe dike qe e ka ne moshen e tij ose ate qe eshte me i vogel.

Ndrojtja nuk e lejon nje person qe te beje pazar kur duhet te bleje ose te shese, keshtu ai semund te arrije nje emim me leverdi.

Ndrojtja e ben te pamundur qe nje prind te refuzoje ndonje kerkese te femijeve te tij, edhe nese ata kerkojne dieka qe ai e di se nuk eshte e mire ose eshte jo islame. Keshtu ai ua jep ate, thjesht sepse semund te thoje dot ejoe.

Njerzit mund te perfitojne nga nje person i ndrojtur dhe ta perdorin ate. Mund te flasin dhe te veprojne kundrejt tij efare te duan perderisa ai nuk merr guximin te kundershtoje dhe te vetmbrohet.

Nje person i ndrojtur ndjen se e gjithe vemendja eshte perqendruar tek ai dhe se edokush po e shikon ate. Kur dikush i buzeqesh ai mendon se po qesh me te. Kur shikon dy persona duke folur, mendon se ai eshte ne qender te bisedes se tyre. Ai eshte teper i ndjeshem dhe e ka te pamundur qe te kryeje dieka te veshtire apo serioze.

Keto jane vetem disa shembuj te problemeve qe shkakton ndrojtja. Fatmiresisht gjenden menyra me ane te te cilave ndrojtja mund te kapercehet;


1. Praktikimi


Nese nje person e vendos veten vazhdimisht ne situata te ndryshme, ai mund ta kaloje friken qe ka te beje me to. P.sh. nese i frikesohet fjalimit ne publik ai mund te mesohet duke mbajtur nje fjale te shkurter ne shtepi. Shume shpejt ai do te mund te mbaje nje ligjerate te shkurter ne rethin e shokeve te shkolles, me pas mund te jap mesime ne xhamine e lagjes. Keshtu ai do ta humb turpin e te folurit ne publik.

Nese do te pyesni prezantuesit ose oratoret me te famshem ne bote, njerez qe te tjeret dynden per ti degjuar kur flasin, se si kane filluar, do shikoni se ne me te shumten e rasteve fillimisht ata kane pasur shume turp te flasin. Megjithate ata nuk kane lejuar qe kjo gjendje frike ti ndaloje, por kane gjetur forcen qe te flasin heren e pare dhe te dyte. Nuk kane lejuar qe gabimet e tyre te vogla te pengojne talentin e tyre. Madje disa prej tyre, me vone kane folur rreth frikes qe kane pasur, keshtu qe kjo te jete nje shembull pozitiv per te tjeret.


2. Veprimi ne menyre graduale


Njeriu duhet ti marre gjerat gradualisht. Kur dikush duhet te flase ne publik p.sh., si fillim ai mund te lexoje nga nje liber. Shume njerezve leximi nga libri ua ka larguar komplet friken.

Hapi tjeter eshte qe te pergatise vet nje ligjerate dhe ta shkruaje ate komplet. Leximi i nje materiali te pergatitur vet eshte nje hap perpara nga leximi i fjaleve te dikujt nga nje liber.

Se shpejti ketij personi do ti duhet vetem te hedhe ne nje leter idete kryesore ne disa pika me detaje te vogla. Kjo do te jete e mjaftueshme qe ai te dale perpara te tjereve dhe te mbaje nje fjalim.

Perfundimisht, ai do te mund te qendroje perpara publikut dhe te mbaje nje ligjerate te tere permendesh, duke ju referuar vetem memories se tij.

Ne te njejten menyre, gradualisht, nje person mund te rise seriozitetin e temes qe trajton dhe numrin e audiences.


3. Mesimi nga te tjeret dhe nga gabimet e tyre


Shikimi tek te tjeret mund ti tregoje njeriut si te veproje ai vet. P.sh. nje student veshtron shokun e tij duke mbajtur nje teme para klases, shoku i tij ben nje gabim dhe te gjithe qeshin me te. Po edhe ai vet qeshe me te tjeret, pastaj ulet ne banke sikur te mos kishte ndodhur gje. Te nesermen ai eshte plotesisht i gatshem te flase perseri.

Studenti qe e veshtron kete sjellje mund te pyes veten: Pse te mos bej dhe une si aie

Duke pare te tjeret dhe gabimet e tyre, njeriu mund te fitoje vetbesimin qe i duhet per te kaluar veshtiresite.


4. Lenia e disa gjerave ne perspektive


Nje person i ndrojtur mendon se te tjeret e shohin ate ne nje menyre te veeante, kjo mund te jete dhe shkaku i ndrojtjes se tij. Nese ai ndergjegjesohet se njerzit sejane aspak te perqendruar tek ai, kjo do teia lehtesoje atij gjerat. Kur ai bene ndonje gabim, te tjeret pa dyshim, do te flasin reth tij, megjithate po aq shpejt ata do ta harrojne gabimin e tij, keshtu eeshtja do te mbyllet pergjithmone dhe askush sedo te flase me per te. Brenda nje jave ai mund te ngrihet e te flase perseri pa problem.

Ne shume raste ndodh qe ligjeruesi mund te beje lapsuse te vogla gjate fjalimit ose te ngaterohet pak, por ato kalojne pa u vene re nga audienca, dhe ky mund te jete nje rast ku shume prej tyre mendojne se fjalimi eshte mbajtur ne menyre perfekte. Kjo eshte dieka mese e vertete nga ajo qe e ka treguar eksperienca.

Njerzit ne audience nuk arrijne te deportojne ne mendimet dhe ndjenjat e brendeshme te folesit. Jo edo here ata mund te kuptojne nervozizmin e tij. Megjithate, nese folesi e ndjen se audienca e ka kuptuar qe ai eshte nervoz, kjo e nervozon dhe me shume dhe si rezultat behet foles me i dobet.


Ankthi


Ankthi eshte nje semundje qe shfaqet kur frika dhe shqetesimi i dikujt shnderohet dhe behet teper i ekzagjeruar. Ankthi vjen si rezultat i frikes dhe parashikimit se dieka e keqe do te ndodhe. Ai paraqitet ne shume menyra;


A. Ankthi prej vdekjes


Frika prej vdekjes, ne vetvete nuk eshte semundje, bile nese ajo e shtyn dike qe te shtoje veprat e mira dhe te nxitoje ne punet e vlefshme, atehere ajo mund te jete dieka vertet e lavderuar. Megjithate nese frika prej vdekjes e pushton nje person gjate gjithe kohes, kur eshte duke ngrene ose duke pire, kur punon, kur shkon per te fjetur etj. atehere ajo kthehet ne semundje.

Ne duhet te kemi parasysh se frika prej vdekjes, marre veeante, nuk eshte dieka e lavderuar.

Iben Kajjimi e permend kete pike ne librin e tij, Zadul Mead (Pergatitja per Rikthimin):

I Derguari i Allahut, paqa dhe bekimi i Allahut qofte mbi te, ne predikimet e tij, nuk perqendrohej ne faktin se vdekja eshte e pashmangeshme, as ne argumentet qe kane te bejne me te. Ai nuk nuk ndalej shume mbi jeten e trupit ne varr, as ne tema te ngjashme me te. Perkundrazi, ai perqendrohej ne eeshtje me te medha, si inkurajimi per te marre dije te vlefshme, kryerja e veprave te mira, udhezimi i njerzve dhe mesimi i fese se vertete.

Me pas Iben Kajjimi e kthen vemendjen tek oratoret dhe predikuesit e koheve te mevonshme, te cilet mesojne permendesh disa formula duke harruar kuptimin e vertete te tyre. Permend se si shume prej tyre fillojne direkt te flasin per vdekjen dhe perqendrohen ne eeshtje te tilla, si do hane krimbat trupat tane pasi te vdesim. Kjo krijon ne zemrat e degjuesve nje frike te demshme, jo frike pozitive qe inkurajon virtytet e larta dhe i shtyn njerzit te bejne vepra te mira.

Vdekja eshte dieka qe besimtari disa here mezi e pret. Pejgamberi, paqa dhe bekimi i Allahut qofte mbi te, ka thene: eKush deshiron ta takoje Allahun, Allahu deshiron ta takoje ate, dhe kush urren ta takoje Allahun, Allahu urren ta takoje ate.e

B. Ankthi prej semundjes

Disa njerez pikellohen nga frika e madhe se mos semuren. Nese ata kane nje dhimbje koke te lehte frikesohen se mos eshte hemoragji ne tru. Ata imagjinojne se edo dhimbje barku eshte nje lloj deshtimi. Vazhdimisht ata jane te shqetesuar se mos marrin ndonje semundje serioze.

Nje frike e tille prej semundjes eshte vet semundje, dhe ne te vertet mund te jete shume me serioze se semundjet qe shkaktojne dhimbje trupore.

Ka pasur raste kur eshte menduar se dikush vdiq prej mortajes por, kur i kane bere autopsine eshte bere e qarte se trupi seka pasur asnje lloj infeksioni. Ka qene frika e forte prej mortajes qe ka shkaktuar tek ai simptoma te ngjashme me te sajat dhe perfundimisht vdekjen.

C. Ankthi prej deshtimit

Shume njerez nuk jane ne gjendje te merren me studime, me tregeti ose biznes, ose te therasin te tjeret ne Islam per shkak te frikes nga deshtimi.

Nje frike e lehte prej deshtimit mund ta shtyje dike qe te studjoje dhe ta programoje mire punen e tij, keshtu ai mund ti arrije qellimet me sukses. Ajo ben qe nje person te konsultohet kur eshte e nevojshme e mos te ngutet ku seduhet.

Mirepo, kur kjo frike rritet deri ne ate shkalle sa qe kalon ne semundje, atehere ajo behet pengese dhe nuk e le njeriun te eci perpara. Nje frike e tille, pa dyshim, eshte semundje qe duhet kuruar.

D. Ankthi prej pergjegjesise

Ka njerez qe e urrejne pergjegjesine, te tillet e vonojne martesen per shkak se nuk duan te kene ne pergjegjesi nje familje. Ata nuk duan te kene nje pune te vazhdueshme, nuk pranojne te merren me nxenes per te cilet duhet te mbajne pergjegjesi, keshtu heqin dore prej mesimdhenies. Te tille nuk duan te mbajne pergjegjesi per askend.

E. Ankthi i te menduarit vet

Shume njerez kane frike te mendojne vet rreth eeshtjeve qe i rrethojne. Ata kane frike ti zgjidhin vet problemet. Gjithmone i shohin gjerat vetem ne siperfaqe, pa ju futur ndonje hulumtimi ne thellesi. Nese nje person i tille lexon nje liber, ai kurre nuk logjikon mbi te, nuk mendon mbi argumentet apo informacionet e paraqitura ne te. Ky person nuk arrin te percaktoje nese perfundimet jane te sakta dhe nese argumentet e dhena kane baza apo jo. Ai nuk preokupohet te zbuloje se deklarimet e bera ne te jane te verteta apo thjesht spekulime, as nuk i kushton rendesi faktit se autori e ka trajtuar temen ne detaje te mjaftueshme apo jo. Ai kenaqet duke pranuar ne menyre pasive ate qe lexon.

Personi i tille pranon pa bere kritike eeka i thote nje njeri efardo, nje pjestar i familjes, nje grup apo shkolle pa e gjykuar vet eeshtjen.
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi