Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbrojtësi Pepe shqelmoi sulmuesin Kaskuera

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

23042009

Mesazh 

Mbrojtësi Pepe shqelmoi sulmuesin Kaskuera Empty Mbrojtësi Pepe shqelmoi sulmuesin Kaskuera




Në javën e 32 të kampionatit spanjoll në futboll, skuadra e Realit të Madridit mundi Getafen me rezultat 3:2, ndërsa mbrojtësi i Realit, Pepe, shënoi veprimin më bizarë të kësaj jave, ndoshta të muajit prill. Në minutën e 89 -të, qendërmbrojtësi i “mbretërve”, Pepe, në zonën e rrezikut, fillimisht e rrëzoi sulmuesin e Getafes, Francisko Kaskuera, e më pas filloi të shqelmojë. Pepe u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa goditjen e Kaskueros nga pika e bardhë e ndali portieri Iker Casillas. Pas një veprimi të tillë tejet jo sportiv, qendrëmbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe është në pritje të shqiptimit të dënimit, edhe pse gjatë ditës së sotshme kërkoi falje publike Kaskueros dhe familjes së tij. Ndryshe, Getafe dy herë ishte në avantazh , mirëpo Reali arrinte të barazojë rezultatin dhe pas humbjes së penaltisë nga mysafirët, dënimi erdhi përmes argjentinasit Higuanit, i cili siguroi pikë të vlevshme për madrilenët në garë për titullin e kampionit.
avatar
visar
Anetar/e 33 %
Anetar/e 33 %

Numri i postimeve : 98
Registration date : 16/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi