Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për martesë vishen si Shreku e Fiona

Shko poshtë

25042009

Mesazh 

Për martesë vishen si Shreku e Fiona Empty Për martesë vishen si Shreku e Fiona




Pothuajse secila vajzë ëndërron për martesën e saj ideale. Christine England ëndrrën e saj e ka shndërruar në realitet dhe është martuar si princesha Fiona për Shrekun e saj, 44-vjeçarin Keith Green.

Keith e Christine kanë kaluar tri orë në grim para se të nisen drejt altarit, mu sikur rolet nga filmi i animuar jashtëzakonisht të popullarizuar - Shrek.

Zotëriu Green dhe nusja e tij 40-vjeçare, janë ngjyrosur në të gjelbër dhe kanë veshur rroba sikur ato në film dhe kanë thënë PO-në e tyre. Edhe 100 të krushqit e ftuar janë veshur sikur rolet tjera nga filmi i animuar.

“Secila vajzë ëndërron për martesë si prej përrallave. Unë i kam bërë gjërat mbrapsht dhe në fund kemi qeshur shumë”, ka thënë Christine duke shtuar se thjesht i ka lindur ideja për një martesë tematike.

Ajo ka sqaruar se edhe Kevini i saj i ngjante shumë Shrekut.

“Ka qenë një përvojë e çuditshme, por e këndshme. Gruaja më ka thënë se i ngjaj shumë Shrekut”, ka thënë Keith.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi