Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rooney dhe Ronaldo mposhtin Tottenhamin

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

26042009

Mesazh 

Rooney dhe Ronaldo mposhtin Tottenhamin Empty Rooney dhe Ronaldo mposhtin Tottenhamin




Nga dy gola të shënuar nga Rooney dhe Ronaldo i kanë ndihmuar kampionit në fuqi të Ligës Premier, Manchester United, të bëjë një rikthim sensacional nga disavantazhi 2-0 në pjesën e parë, për të fituar në Old Trafford me rezultat 5-2.

Pjesa e parë

Mysafirët nga Londra ishin të parët që kalua në epërsi. Pas më pak se gjysmë ore lojë, Rio Ferdinant nuk arrin një top të hedhur nga Corluka, që gjen Bent i cili shënon nga afërsia (29’).

Turma në Old Trafford u hesht kur pas tre minutash tjera Tottenhami shënoi edhe golin e dytë në ndeshje, kësaj here me anë të mesfushorit kroat Luka Modric. Lennon shmang Evran dhe topi i tij arriti tek kroati i cili kontrolloi me gjoks, para se ta dërgojë prapa rrjetës së Van der Sar.

Pjesa e parë ishte mjaft zhgënjyese për Manchester United, por i stimulojë djajtë e kuq të bëjnë një paraqitje të jashtëzakonshme pas pauzës.

Pjesa e dytë

Rastet e pa shfrytëzuara në pjesën e parë, Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney i shpaguan në dyfishtë në pjesën e dytë.

Një penalti e shkaktuar nga portieri Gomes ndaj Carrick, i dha rastin Ronaldos të ngushtojë epërsinë për Manchesterin (57’), goli cili duket se iu dha fuqi kampionëve.

Dhjetë minuta më pas erdhën edhe dy gola të shpejtë që përmbysën rezultatin.

Së pari Berbatov dhe Tevez bashkëpunuan mirë për të asistuar për Rooneyn i cili dërgoi topin në rrjetën për të barazuar (67’). Një minutë më pas, Ronaldo solli avantazhin parë për Manchesterin. Një top i shkëlqyeshëm nga Rooney, dhe Ronaldo u gjend për mrekulli.

Nuk zgjati shumë, pas tre minutash tjera, një lojë tjetër e përkryer Ronaldo-Rooney, rezultoi edhe golin e katërt për nikoqirët, kësaj here ishte angleze që shënoi golin e tij të dytë në ndeshje (71’).

Në listën e golashënuesve nuk mungoi as Dimitar Berbatov, i cili vulosi rezultatin me një gol të shënuar 11 minuta para fundit të kohës së rregullt, ku protagonist sërish ishte Rooney me një asistim për bullgarin.

Tre pikët e ngrejë Manchesterin sërish në maje të tabelës, me 77 pikë, tre më shumë se Liverpooli dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
amir
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 31
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi