Kush shkon ne shtrat heret, ka rezultate me te mira ne shkolle

Shko poshtë

Kush shkon ne shtrat heret, ka rezultate me te mira ne shkolle

Mesazh nga donbeco prej Sat Mar 14, 2009 4:29 am

Kush shkon ne shtrat heret, ka rezultate me te mira ne shkolle. Ky eshte perfundimi i nje studimi japonez rreth gjumit, sipas se cilit femijet qe kane zakonin e mire te te shkuarit ne shtrat heret arrijne rezultate me te mira ne shkolle kundrejt bashkemoshatareve te cilet e kalojne naten perpara televizorit dhe videolojrave.

Kerkimi eshte zhvilluar ne vitin 2007 nga profesoresha Yasuko Kamikawa, e cila jep mesim ne universitetin e Toyama. Sipas studimit te psikologes femijet te cilet bien ne gjume para ores 22:00 jo vetem qe bejne nje gjume me te qete, por mengjesin e dites pasuese ngrihen te rikarikuar si fizikisht ashtu dhe menderisht, te gatshem per te perballuar sa me mire nje dite te re impenjative.

Studimi, i bazuar ne zakonet e perditshme te 277 femijeve te shkolles fillore, nga klasa e trete deri ne te gjashten (ne Japoni shkolla fillore eshte 6 vjet) nxori ne pah se 41% e femijeve qe binin ne shtrat para ores 21:00 kishte nje mesatare te larte notash.

Ndryshimi i mesatares se notave mes femijeve qe flinin heret dhe atyre qe flinin vone u vu re kryesisht ne disiplinat shkencore, ndersa nuk u vu re ndonje ndryshim i madh ne lendet humane si psh gjuha japoneze, ku perqendrimi mendor eshte me pak i nevojshem.

Studimi nxori gjithashtu ne pah se femijet qe shikojne televizor apo luajne videolojra per me shume se 3 ore ne dite, vecanerisht nese keto ore i perkasin mbremjes, kane manifestuar tendencen e harreses se objekteve, pergjumjes gjate oreve te mesimit .
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 24
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi