Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meshkujt sëmuren më shumë nga kanceri

Shko poshtë

Meshkujt sëmuren më shumë nga kanceri Empty Meshkujt sëmuren më shumë nga kanceri

Mesazh nga mendy Sun Jun 28, 2009 12:01 am

Meshkujt sëmuren më shumë nga kanceri F.0619181814509_m

Shkencëtarët kanë mbetur të befasuar kur kanë kuptuar se ekziston dallim i madh ndërmjet gjinive se kush do të sëmuret nga kanceri.

Duke analizuar te dhënat e grumbulluara gjatë viteve 2006 dhe 2007, shkencëtarët britanike kanë vërejtur se meshkujt ishin për 40% më të rrezikuar që të sëmurën nga format e ndryshme të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse në raport me femrat.

Me përjashtimin e llojeve gjinore të kancerit (siç është kanceri i gjirit te femrat dhe ai i testiseve ose prostatës te meshkujt) meshkujt prinin me 70% të rrezikut për t’u sëmurë nga kanceri.

Arsyet për të cilat meshkujt sëmuren më shumë nga kanceri nuk janë të njohura, ndërkohë faktorët e rrezikut, siç janë pirja e duhanit, mbipesha, konsumimi i tepruar i alkoolit etj., mund të jenë disa faktorë të cilët favorizojnë paraqitjen e kancerit te meshkujt.
mendy
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi