Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Van Persi: Dëshiroj të bëhem më i miri në botë

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

28062009

Mesazh 

Van Persi: Dëshiroj të bëhem më i miri në botë Empty Van Persi: Dëshiroj të bëhem më i miri në botë




Van Persi: Dëshiroj të bëhem më i miri në botë Van-persi
Sulmuesi holandez, Robin Van Persi është i fascionuar me suksesin e presidentit Barak Obama dhe ka thënë se po mundohet ta kopjojë qëndrimin e Obamës. "Dua të di më shumë gjëra për Barak Obamën. Ai është një njeri i qetë. Sa herë që kundërkandidati i tij për president të SHBA-së, Xhon Mekein ka folur kundër tij, ai është përmbajtur dhe ka ruajtur kontrollin.

Të njëjtën gjë mundohem ta bëjë edhe unë, nëse dikush më provokon nuk reagoj. Kjo është mënyra më e mirë. Trajneri Arsen Venger ka hyrë në zhveshtore duke e përdorur moton e Obamës: 'Po, ne mundemi'. Asgjë nuk është e pamundshme. Askush para disa vjetësh nuk do të thoshte se një person me ngjyrë do të bëhet president i SHBA-së. Askush nuk mendon se Arsenali, me këtë buxhet që ka, mund ta fitojë titullin", ka pohuar Van Persi, duke shtuar: "Dua të bëhem futbollisti më i mirë në botë. Gjithmonë e kam të vështirë të flejë pas ndeshjes. Në raste të tilla ngritem nga shtrati dhe shkruaj në librin tim të kujtimeve se si kam luajtur. E vlerësoj ]do ndeshje timen dhe jam shumë vetëkritikë. Ende nuk e kam arritur atë nivel të cilin mundem. Kur skuadra jonë do të fitojë Ligën e Kampionëve, Ligën Premiere dhe Kupën e Anglisë, atëherë ndoshta do të mund të hyjë në konkurrencë për ]mimin e futbollistit më të mirë. Vetëm atëherë do të mund të thosha se kam arritur kulmin, por tash për tash ende nuk jam në atë nivel. Megjithatë, në Arsenal shoh potencial. Duhet ta bëjmë një gjë të tillë. Ajo që më mundon më shumë është fakti se gjatë pesë viteve të qëndrimit të Arsenali kam fituar po aq tituj sa te Fejnordi - një titull, i cili nuk mjafton. Kur kam ardhur këtu, Arsenali vazhdimisht fitonte trofe. Por, nëse të gjithë jemi të shëndoshë dhe nuk vuajmë nga lëndimet, atëherë mendoj se kemi një skuadër të shkëlqyer, prandaj mua dhe bashkëlojtarëve të mi nuk na mbetet tjetër ve]se të sigurojmë ndonjë trofe", ka përfunduar Robin Van Persi.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi