Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Apple përgatit softuer të ri për iPhone

Shko poshtë

20032009

Mesazh 

Apple përgatit softuer të ri për iPhone Empty Apple përgatit softuer të ri për iPhone




Apple përgatit softuer të ri për iPhone F_031410

Apple ka ftuar gazetarët në paraqitjen e versionit të ri të softuerit për shumë të popullarizuarin iPhone, e cila do të mbahet më 17 mars të këtij viti.

Paraqitjen e softuerit kompania Apple e ka organizuar në zyrat e saja qendrore në Cupertino të Kalifornisë. Gazetarët do të mund të shohin versionin 3.0 në vepër, derisa Apple planifikon të shfaqë edhe paketën e re softuerike të dedikuar për programuesit të cilët përpunojnë programe për iPhone. Nuk përmendet koha e daljes zyrtare e versionit të ri në treg, derisa Apple ka lënë të kuptojë se ajo që gazetarët do të shohin është versioni në fazën zhvilluese dhe ende të papërfunduar.

Apple e ka paraqitur iPhone 3G verën e kaluar. Gjatë vitit 2008 janë shitur gjithsej 12.7 milionë iPhone që ka qenë më shumë se parashikimet dhe planet e kompanisë Apple se do të shes 10 milionë njësi.

Momenti vendimtar për popullarizim e iPhone ka qenë atëherë kur programuesve u është dhënë mundësia që të krijojnë aplikacione për të. Pikërisht numri i madh i aplikacioneve të llojllojshme të cilat mund të shkarkohen pa pagesë apo me një pagesë simbolike e bëjnë celularin iPhone aq funksional dhe të adhuruar.
mendy
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi