Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prishtina prezantoi pesë futbollistët e saj të ri

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

29062009

Mesazh 

Prishtina prezantoi pesë futbollistët e saj të ri Empty Prishtina prezantoi pesë futbollistët e saj të ri




Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Prishtina, ka bërë sot në një konferencë me media prezantimin e pesë përforcimeve të saj për edicionin e ri të garave që fillon më 8 gusht. Fanellën bardhekaltër në të ardhmen do ta bartin mbrojtësi i 2 Korrikut, Agon Ramadani, sulmuesi i Ferizajt Astrit Fazliu, mesfushori i Flamurtarit, Fidan Hasani, ai i Dritës, Genc Sermaxhaj dhe mesfushori i Drenicës, Taulant Dajaku.
Përveç Agon Ramadanit, i cili nënshkroi kontratë dy vjeçare, të gjithë futbollistët e tjerë nënshkruan kontratë trevjeçare. Ndërkohë, klubi kampion ka vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vjet tjera me sulmuesin Suad Saliagiq, ndërsa pritet që e njëjta gjë të bëhet edhe me Azem Ahmetin. “Të gjithë këta futbollistë janë të ri dhe në klubet e tyre të deritashme kanë treguar talentin e tyre, mirëpo besoj se vetëm tek Prishtina ata do të tregojnë potencialin e tyre të vërtet. Ne jemi në bisedime edhe me dy - tre futbollistë tjerë. Politika e Prishtinës është të krijojë skuadër të re për shtigje të gjata dhe normalisht të fitojë tituj”, ka thënë trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani. Nga skuadra bardhekaltër është larguar Valon Krasniqi, i cili ka kaluar në radhët e KEK-ut, kurse Veton dhe Burim Shabani pritet të huazohen në ndonjë klub tjetër. Do theksuar se më herët Prishtina është përforcuar edhe me ish-futbollistin e Ulpianës, Labinot Ibrahimi.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi