Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Wimbledon: Serena dhe Venus në gjysmëfinale

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

30062009

Mesazh 

Wimbledon: Serena dhe Venus në gjysmëfinale Empty Wimbledon: Serena dhe Venus në gjysmëfinale




Serena dhe Venus Williams janë vetëm një ndeshje larg edhe një përballjeje mes tyre, pasi që të dyja motrat janë kualifikuar për në gjysmëfinale të Wimbledonit.

Serena tregoi një formë të shkëlqyeshme duke mposhtur kundërshtaren bjelloruse Victoria Azarenka në dy sete (6-2, 6-3), gjatë ndeshjes që zgjati 73 minuta.

Kampionia në fuqi e US Open dhe Australian Open në gjysmëfinale do të përballet me kampionen olimpike Elena Dementieva, e cila shkatërroi italianen Francesca Schiavone në dy sete (6-2, 6-2).

Edhe më me lehtësi për në gjysmëfinale është kualifikuar Venus Williams, e cila mposhti në dy sete polaken Agnieszka Radwanska (6-1, 6-2).

Kampionia në fuqi e Wimbledonit, në ndeshjen e ardhshme do të përballet me numrin një të botës, Dinara Safina, e cila arriti në gjysmëfinale duke mposhtur Sabine Lisicki. Rusja u kthye nga disavantazhi prej një seti, për të fituar në fund 2-1 ndaj gjermanes (6-7, 6-4, 6-1).

Motrat Williams ishin finaliste edhe në edicionin e vitit të kaluar të Wimbledonit, ku triumfoi Venus, si dhe në edicionet 2002 dhe 2003, kur kishte triumfuar Serena.
bujo
bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi