Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tevez: Askush nuk guxon të hyjë në konflikt me Fergusonin

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

02072009

Mesazh 

Tevez: Askush nuk guxon të hyjë në konflikt me Fergusonin Empty Tevez: Askush nuk guxon të hyjë në konflikt me Fergusonin




Tevez: Askush nuk guxon të hyjë në konflikt me Fergusonin Tevez1

Pas dy vjetësh huazimi, bashkëpunimit të Karlos Tevezit dhe Mançester Junajtedit i ka ardhur fundi. Në javët e fundit janë zhvilluar bisedimet rreth mundësisë së vazhdimit të bashkëpunimit, por një gjë e tillë nuk do të ndodh. Tevez ka shprehur dëshirën për t'u larguar nga "Old Trafford", kurse sipas zërave të fundit të mediave angleze, sulmuesi argjentinas është afër kalimit te Mançester Siti.
Pas dy vjetësh huazimi, bashkëpunimit të Karlos Tevezit dhe Mançester Junajtedit i ka ardhur fundi. Në javët e fundit janë zhvilluar bisedimet rreth mundësisë së vazhdimit të bashkëpunimit, por një gjë e tillë nuk do të ndodh. Tevez ka shprehur dëshirën për t'u larguar nga "Old Trafford", kurse sipas zërave të fundit të mediave angleze, sulmuesi argjentinas është afër kalimit te Mançester Siti. Ndërkohë, në një bisedë për të përditshmen "The Guardian", Tevez edhe një herë ka rikujtuar periudhën e tij te Mançester Junajtedi dhe veçmas bashkëpunimin me Aleks Fergusonin. "Askush nuk guxon ta kundërshtoj Fergusonin dhe nuk kam guxuar as unë", ka theksuar Tevez, duke sqaruar: "Statusi i Fergusonit është i tillë që respektohet sikur të ishte president shteti. Nëse hynë në konflikt me të, gjithmonë humbni, pa marrë parasysh a keni të drejtë apo jo. Opinioni publik është i tillë ku gjithmonë jeni palë humbëse. Familja ime më së miri e di se sa kam vuajtur te Mançester Junajtedi. Shpesh jam ulur në bankinë, por për shkak të një veprimi të tillë Fergusoni ka pësuar humbje në një ndeshje të madhe. Ai është dashur të më inkuadrojë në lojë që nga fillimi i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës".
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi