Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandali, FSHN përjashton Rovena Markun

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

20032009

Mesazh 

Skandali, FSHN përjashton Rovena Markun Empty Skandali, FSHN përjashton Rovena Markun




"Shkelje e etikës" është motivimi i vendimit ekstrem ndaj kampiones

Altin Manallari

"Nuk do të shkoj në Botërorin e Romës, sepse nuk kam para të paguaj kuotën e domosdoshme, 1200 euro. Federata nuk më mbështet financiarisht". Kanë qenë pikërisht këto dy fjali, të thëna nga goja e Rovena Markut në një emision televiziv më 26 shkurt të 2009-ës, të cilat i kanë kushtuar shtrenjtë notares së njohur shqiptare me disa titujt kampionë dhe rekorde kombëtare në këtë sport. Pikërisht dje, krejt papritmas, ka mësuar se është përjashtuar nga të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Duket se Federata Shqiptare e Notit nuk e ka përtypur dot këtë pohimin e saj në media dhe ka marrë menjëherë një masë të ashpër. "Shkelje e Etikës", është pikërisht ky motivimi që shoqëron tashmë vendimin e FSHN-së për përjashtimin e Markut. Burime brenda kësaj federate kanë saktësuar se bëhet fjalë për një vendim të marrë në datën 13 mars, i cili nuk është bërë publik, por krejt rastësisht është zbuluar vetëm dje. Çudit edhe më shumë fakti se vetë notarja nuk është njoftuar direkt për përjashtimin e saj. E shokuar pas marrjes së lajmit në një nga ditët e zakonshme të jetës së saj, si ajo e djeshmja, vetë Rovena ka kontaktuar me sekretaren e federatës, Suela Haxhiaj, për më shumë sqarime. "Po je e përjashtuar, por arsyet hajde të t‘i shpjegoj nesër (sot)", i është përgjigjur Haxhiaj dhe më pas i ka mbyllur telefonin. Tentativat tona për të kontaktuar me zonjën Haxhiaj, e cila do të mund të na shpjegonte versionin e FSHN-së, kanë rezultuar të dështuara, pasi askush nuk ka denjuar të na hapë telefonin. Vendimi është nënshkruar nga 4 prej 6 anëtarëve të kryesisë së federatës, pasi dy nuk kanë qenë të pranishëm, bëjnë të ditur burime brenda FSHN-së. Por skandali thellohet akoma më shumë me faktin se dy prej anëtarëve që kanë firmosur, i kanë pohuar notares dje se "kanë hedhur diku një firmë, sepse u është kërkuar, por pa e ditur se për çfarë bëhet fjalë". Gjithsesi, vetë notarja ka shpjeguar se deklarata e saj në emisionin televiziv ka qenë thjesht një e vërtetë. "Unë jam interesuar më parë në federatë dhe atje më kanë thënë se nuk ka para për të financuar përgatitjen dhe udhëtimin tim drejt Botërorit të Romës", shpjegon 21-vjeçarja, e cila pikërisht në atë emision ka mësuar se një sponsor dëshiron ta mbështesë financiarisht në këtë aktivitet. Sipas saj, vendimi i marrë nga FSHN është "ekstrem, absurd dhe i palogjikshëm". Që prej 12-vjetësh Rovena është një nga notaret më të mira shqiptare, kampione e vendit në disa gara, e cila mban rekordet në 50 metra, 100 metra, 200 metra stil i lirë; 50 metra bretkosë, 50 metra delfin, 200 metra stil i përzier. Po ashtu është edhe notare olimpike në Olimpiadat 2004 dhe 2008 dhe në Botërorin 2007 në Melburnit. "Jam shumë e tronditur pas këtij lajmi, është shprehur Rovena. Kërkoj të më lënë të qetë. Dua vetëm të notoj. Aktualisht po stërvitem për Lojërat Mesdhetare të Peskarës, por nuk po më lënë të qetë". E pranon se në FSHN do ta ketë shumë të vështirë të gjejë zgjidhje. Gjithsesi, ajo thekson se do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje deri në instancat më të larta. Dera e parë ku do të ankohet sot është ajo e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
amir
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 31
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi