Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FIA terhiqet, 2009-ta me rregullat e vjetra

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

20032009

Mesazh 

FIA terhiqet, 2009-ta me rregullat e vjetra Empty FIA terhiqet, 2009-ta me rregullat e vjetra




FIA terhiqet, 2009-ta me rregullat e vjetra Fiah.th


FIA terhiqet, 2009-ta me rregullat e vjetra
Nuk kishte ndodhur asnjehere ne historine e Formula 1 qe ne prag te startit te merreshin kaq shume vendime ne lidhje me rregulloren.

Sistemi i ri qe e parashikon fituesin me me shume gara te fituara do aplikohet vetem ne vitin 2010 dhe jo kete sezon. Lajmin e ben te ditur FIA ne nje komunikate te shkurter te publikuar diten e sotme pas kundershtimeve te shprehura hapur nga shume pilote dhe drejtues.


“Disa skuderi nuk jane dakort per disa arsye prandaj rregullorja e re do aplikohet ne sezonin 2010”, thuhet ne komunikate. Po gjate dites se sotme, shoqata e konstruktoreve (Fota) kritikoi ashper vendimin e FIA-s per te shpallur kampionin e sezonit ne baze te cmimeve te fituara dhe jo te pikeve.

Sipas FIA-s, procedura e paraqitur nga Keshilli Boteror per ndryshimin e 5 neneve te artikullit 199 te kodit sportiv nderkombetar, nuk eshte sjelle ne kohe, prandaj nuk do te aplikohet gjate ketij sezoni. Ky vendim duhet te gezoje gjithe pilotet, te cilet kane qene mjaft te turbullt kohet e fundit edhe pse bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone garantoi se rregullorja e re do t’i bente me interesante garat.
mendy
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi