Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

''Pandev dhe Zarate do të qëndrojnë përjetë te Lacio”

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

21032009

Mesazh 

''Pandev dhe Zarate do të qëndrojnë përjetë te Lacio” Empty ''Pandev dhe Zarate do të qëndrojnë përjetë te Lacio”




Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ka hedhur poshtë zërat mbi një transferim të mundshëm të Mauro Zarates e Goran Pandevit te Fiorentina. Zëra në shtypin italian thonë se drejtori sportiv i vjollcëve, Pantaleo Korvino, ka qenë i gatshëm të bëjë një ofertë në drejtim të bardhekaltërve për dyshen sulmuese. Gjithsesi, Lotito ka hedhur poshtë këto zëra për lojtarët e tij, duke këmbëngulur se nuk janë për shitje. “Zarate dhe Pandev te Fiorentina? Unë nuk jam kontaktuar nga klubi toskan, është e çuditshme që qarkullojnë lajme të tilla”, është shprehur ai. “Fiorentina ka si sulmues Alberto Xhilardinon dhe Adrian Mutun. Unë besoj se është media prapa këtyre historive. Ne kemi marrëdhënie të mira me Korvinon dhe me siguri, ai do të më kishte kontaktuar nëse do të ishin të interesuar për lojtarët e mi”. Mirëpo qarkullojnë fjalë edhe për shkarkimin e trajnerit të Lacios, Delio Rosin, por Lotito sërish i ka hedhur poshtë këto thashetheme: “Lacio ka një projekt me Rosin. Ai është një profesionist i vërtetë dhe një person, i cili i ka rritur vlerat Lacios. Trajneri ynë përfaqëson të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen”. Në takimin e fundit, Lacio është mposhtur 3-0 në kampionat nga ekipi modest i Kievos, por shpreson të rimarrë veten në ndeshjen e sotme me Katanian
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi