Sampdoria në krye të tabelës
24102009
Sampdoria në krye të tabelës
Sampdoria ka marrë kreun në Serie A, së paku për disa orë, pasi ka mposhtur Bolognan me rezultat 4-1.
Gjenovasit kaluan herët (7’) në epërsi me anë të Giampaolo Pazzinit. Daniele Mannini dyfishoi rezultatin (16’), ndërsa Reto Ziegler e trefishoi atë (26’).
Nga minuta e 28-të gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për Bolognan pasi që sulmuesi kryesor, Marco Di Vaio, u përjashtua me karton të kuq.
Në pjesën e parë vendasit arritën të shënonin edhe golin e katërt me anë të Daniele Manninit (33’), për t’i dhënë fund dilemës për fituesin.
Në fraksionin e dytë të lojës u shënua vetëm një gol, ndërsa ishte ky goli nderit për mysafirët, i shënuar nga Pablo Osvaldo (62’).
citti_barca- V.I.P
- Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009
Similar topics
» Tottenhami merr kreun e tabelës
» Mancini në krye të listës së Portsmouthit
» Bilbao ndal Barcën, Reali në krye
» Mosley i kujton Ferrarit: Jam ende ne krye te FIA-s
» Fast&Furious në krye të top-listave ndërkombëtare
» Mancini në krye të listës së Portsmouthit
» Bilbao ndal Barcën, Reali në krye
» Mosley i kujton Ferrarit: Jam ende ne krye te FIA-s
» Fast&Furious në krye të top-listave ndërkombëtare
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi