Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teoria dhe eksperimenti

Shko poshtë

Teoria dhe eksperimenti Empty Teoria dhe eksperimenti

Mesazh nga floroS Sun Mar 22, 2009 2:10 am

Kultura e kërkimit në fizikë ndryshon nga shumica e shkencave në ndarjen e teorisë dhe eksperimentit. Që nga shekulli i dymbëdhjetë, shumica e fizikantëve jane specializuar ose në fizikën teorike ose në atë eksperimentale. Fizikanti i madh Italian Enriko Fermi (19011954), i cili bëri kontribute themelore si në teori ashtu edhe në fushën eksperimentale në fizikën bërthamore, mund të thuhet se qe një veçanti. Në kontrast me këtë, pothuajse të gjithë teoricienët e suksesshëm në biologji dhe kimi (për shembull kimisti kuantik dhe biokimisti Amerikan Linus Pauling) kane qënë eksperimentalist, edhe pse në kohët e fundit kjo po ndryshon.
Teoricienet kërkojnë të zhvillojnë modele matematike
që bien dakort me eksperimentet ekzistuese por në të njëjtën kohë bëjnë
parashikime për rezultate në të ardhmen, ndërsa eksperimentalistët
bëjnë eksperimente për testimin e parashikimeve teorike si dhe
eksplorojnë (zbulojnë) fenomene te reja. Edhe pse teoria dhe
eksperimenti janë të zhvilluara në mënyrë të ndarë ato varen ngushtë
tek njëra tjetra. Progresi në fizikë vjen kur eksperimentalistët bëjnë
një zbulim që teoritë ekzistuese nuk mund ta shpjegojnë, ose kur
teoritë e reja japin baza për parashikime eksperimentale të testueshme.
Teoricienët punojnë ngushtë me eksperimentalistët që zakonisht janë ata
që përdorin fenomenologjinë.
Fizika teorike është e lidhur ngushtë me matematikën, e cila është gjuha mbi të cilën teoritë fizike janë të bazuara, duhet thënë se fusha të tëra të matematikës, si analiza matematike, u shpikën posaçërisht për të zgjidhur problemet fizikë.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi