Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kampionet kthehen ne shtepi. Te gjithe sportdashesit shqiptare do te kene mundesi te ndjekin emocionet e Champions League ne “SuperSport”.

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

22042009

Mesazh 

Kampionet kthehen ne shtepi. Te gjithe sportdashesit shqiptare do te kene mundesi te ndjekin emocionet e Champions League ne “SuperSport”. Empty Kampionet kthehen ne shtepi. Te gjithe sportdashesit shqiptare do te kene mundesi te ndjekin emocionet e Champions League ne “SuperSport”.




Tre edicionet e ardhshme te aktivitetit me te rendesishem ne Evrope per klube do te transmetohen “live” dhe ekskluzivisht ne platformen me te madhe sportive ne vend.

Per te “servirur” ne menyren me te mire emocionet e futbollit spektakolar, me duelet mes klubeve me te medha ne Evrope, nuk mungojne risite dhe surprizat. Gjithçka eshte menduar deri ne detaje, ku perveç kualitetit maksimal ne formatin standard dhe “high-definition”, tifozet do te kene mundesi te mos humbasin asgje nga sfidat e Liges se Kampioneve. Per here te pare, do te mundesohet transmetimi i tete ndeshjeve ne mbremje: ne fazen e grupeve, te marten dhe te merkuren ne fushe zbresin 32 skuadra, per nje total prej 16 takimesh.

Nderkohe qe, nje kanal i veçante do te rezervohet per “instant highlights”. Ashtu sikurse ndodh edhe me platformat me te medha boterore, ne kanalin “ekstra” do te paraqiten njekohesisht pamjet e te gjitha sfidave per te ndjekur ne kohe reale te gjithe golat dhe episodet me pikante.

Liga e Kampioneve terheq nje audience te jashtezakonshme televizive, jo vetem ne “Kontinentin e Vjeter”, por ne mbare boten, duke u shnderruar ne nje aktivitet te ndjekur edhe ne Amerike, Azi apo edhe Australi. Çdo vit ndeshjet transmetohen ne me shume se 70 vende dhe mbi 40 gjuhe te ndryshme.

Duhet theksuar se disa prej dueleve me te rendesishme mund te terheqin deri ne 200 milione telespektatore dhe jo rastesisht cilesohet si nje prej evenimenteve sportive me te ndjekura. Kompeticioni filloi ne vitin 1955 me emrin Kupa e Evropes, ku merrnin pjese skuadrat kampione te ligave me te forta.


Formati ndryshoi ne sezonin 1992-93, duke krijuar fazen e grupeve, ndersa turneu u quajt Champions League. Qe prej asaj periudhe, jane bere mjaft modifikime, duke filluar nga raundet kualifikuese, deri te struktura e grupeve, ne menyre qe trofeu te zgjerohej dhe te perfshiheshin te gjitha skuadrat me te mira evropiane.
amir
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 31
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi