Werder Bremen eliminon ekipin francez St Etienne
19032009
Werder Bremen eliminon ekipin francez St Etienne
Werder Bremeni pavarësisht se ka barazuar 2-2 në ndeshjen e sotme në udhëtim tek ekipi francez Saint-Etienne, është kualifikuar për në rundin e ardhshëm falë fitores në ndeshjen e parë.
Ekipi gjerman udhëtoi në Francë me një gol epërsi nga ndeshja e parë (1-0), që mbase iu dha edhe më shumë kurajo për të luajtur një lojë më sulmuese.
Gjermanët kaluan në epërsi të dyfishtë që në pjesën e parë të ndeshjes. Sebastien Prodl iu dha avantazhin mysafirëve që në minuën e gjashtë, ndërsa Claudio Pizarro dyfishoi rezltatin me golin e pestë të tij në garat evropiane këtë sezon.
St Etienne, megjithatë, refuzoi të dorëzohet duke shënuar dy herë të tjera në pjesën e dytë për të barazur rezultatin. Yohan Benalouane shënoi golin e parë për francezët në minutën e 64-të, ndërsa Sebastien Grax barazoi në minutat shtesë të ndeshjes.
Werder Bremen kështu eliminon ekipin francez me rezultat të përgjithshëm nga të dyja ndeshjet 3-2.
mendy- Moderator
- Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009
Similar topics
» Leverkusen barazon me Werder Bremen, mundet Hamburgu
» Evertoni eliminon Unitedin
» Birminghami mposht ekipin e Canës
» Evertoni eliminon Unitedin
» Birminghami mposht ekipin e Canës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi