Hajni dënohet me shkollë
:: Recycle Bin :: Recycle Bin
Faqja 1 e 1
Hajni dënohet me shkollë
Gjykatësi spanjoll ka dënuar një delikuent të ri me kthim në bankat e shkollës, sepse gjatë gjykimit është dëshmuar se është analfabet, prandaj është “dënuar” me ndjekje të kursit gjashtëmujor mësimor.
I riu 17-vjeçar, nga fshati në krahinën jugore Granada, është gjykuar për vjedhje të qenit të cilin pas lutjes së pronarit e kishte kthyer.
Gjatë gjykimit ka dalë në pah se i riu është analfabet, edhe pse kishte ndjekur shkollën 11 vjet.
"Djemtë e tillë janë shumë të lëndueshëm dhe janë të ekspozuar ndaj ndikimeve të këqija", ka thënë gjykatësi Emilio Calatayud i cili ka marrë vendimin për kursin e obliguar gjashtëmujor për shkrim-lexim.
Gjykatësi në fjalë përndryshe është i njohur për gjykime të çuditshme. Më herët ai kishte urdhëruar disa djem të ri të cilët kishin djegur kontejnerët e mbeturinave që gjatë vikendeve të punojnë me zjarrfikësit, derisa një të ri tjetër i cili kishte vozitur në gjendje të dehur e kishte urdhëruar të vizitojë njerëzit e paralizuar në aksidente të trafikut.
Similar topics
» Hajni dënohet me shkollë
» Nëna dënohet për thirrje të shpeshta telefonike
» Kush shkon ne shtrat heret, ka rezultate me te mira ne shkolle
» Nëna dënohet për thirrje të shpeshta telefonike
» Kush shkon ne shtrat heret, ka rezultate me te mira ne shkolle
:: Recycle Bin :: Recycle Bin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi