Teuta, udhekryqi i Tiranes per titullin
25042009
Teuta, udhekryqi i Tiranes per titullin
Nuk jane ne luften per titull, megjithate ndikimi i tyre ne levizjet e kreut te klasifikimit ka qene i madh
Teuta e drejtuar nga Sulejman Starova eshte padyshim ekipi qe e ka bere edhe me interesante Kategorine Superiore.
Sot, durrsaket udhetojne drejt kryeqytetit, per t’u ndeshur me Tiranen e vendit te pare. Nje sfide qe premton spektakel: secila nga skuadrat ka fituar nje nga dy perballjet e ketij sezoni. Bardheblute i kane te gjitha arsyet perse duhet te jene te kujdesshem perballe kundershtareve, me te cilet kane fituar ne javen e dyte te kampionatit.
Ne “Niko Dovana” vendosi nje gol i Migen Memellit. Por, prej asaj periudhe qe tashme duket shume e larget, situata ka ndryshuar. Teuta eshte shnderruar ne “macen e zeze” te pretendenteve, madje edhe te vete 23-here kampioneve.
“Djemte e detit” fituan perballjen e dyte, te zhvilluar ne javen e 13-te: 1-2 ne kryeqytet, me protagonist talentin Emiliano Vila. Ajo ndeshje “vulosi” krizen te Tirana, qe humbi kryesimin, ndersa nje jave me pas u largua edhe tekniku boshnjak, Slishkoviç. Gjithsesi, ndihma indirekte qe kryeqytetasit kane marre nga durrsaket nuk mund te mohohet.
Ne javen e 22-te te Superiores, ndeshja e fundit e fazes se dyte, Teuta fitoi 4-0 me Vllaznine, duke i dhuruar Tiranes vendin e pare ne klasifikim dhe nje kalendar me te favorshem per fazen e trete. Ata i mposhten serish shkodranet gjate fundjaves se kaluar, duke e ngritur ne tre numrin e fitoreve radhazi me kundershtare te forte (me pare kishin thyer Shkumbinin dhe Dinamon).
Lojtaret me te rrezikshem te bregdetareve jane padyshim Vila e Hysa, qe se bashku kane shenuar 18 nga 26 golat e skuadres ne kete edicion. Pretendentja tjeter, Vllaznia e Haxhiosmanoviç, pret ne fushen e saj Besen, ne nje sfide ku tri piket duken thjesht formalitet, per shkak te largimeve te disa titullareve nga kavajasit. Dinamo luan me Shkumbinin per te konsoliduar vendin e trete, nderkohe qe mjaft interesante jane edhe takimet ne “zonen e ftohte”.
Ne Ballsh, Partizani ndeshet me Bylisin, ne nje takim qe parashikohet mjaft i tensionuar. Apolonia pret Elbasanin, ndersa Flamurtari udheton drejt Lushnjes.
mendy- Moderator
- Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009
Similar topics
» Wenger: Liverpool ende në garë për titullin
» Marseja “prek” titullin kampion pas 17 vitesh
» Serena fiton titullin e tretë në Wimbledon
» Scholes: Së shpejti do të mendojmë për titullin e sezonit tjetër
» Facebook synon titullin e rrjetit më të madh shoqëror
» Marseja “prek” titullin kampion pas 17 vitesh
» Serena fiton titullin e tretë në Wimbledon
» Scholes: Së shpejti do të mendojmë për titullin e sezonit tjetër
» Facebook synon titullin e rrjetit më të madh shoqëror
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi