Syzet optike të rrugës, të dëmshme
Faqja 1 e 1
Syzet optike të rrugës, të dëmshme
Syzet që shiten në rrugë janë të dëmshme për personat, që i përdorin. Alarmin e japin mjekët okulistë, të cilët theksojnë problemet e mëdha që shkaktojnë këto lloj syzesh. Mjekja okuliste Suzana Shkurta, vë në dukje se syzet optike që tregtohen në çdo cep të qytetit të Tiranës, nuk kanë xhama organikë dhe si rezultat sjellin pasoja te pacientët. Pasojat më të mëdha shfaqen te fëmijët. Mjekja Shkurta thekson se “te moshat shkollore, që kanë lindur me anomali, ndikojnë keq për fëmijën prandaj për ta duhet pasur një kujdes i jashtëzakonshëm, për atë se çfarë duhet të përdorë për sytë”. Prindërit duhet që për fëmijët e tyre, duhet të këshillohen me okulistin dhe të drejtohen në dyqanet e syzeve optike, për të shmangur zhvillimin e anomalive. Sipas mjekes, shumica e pacientëve i blejnë syzet në rrugë. Kjo ndodh, jo nga dëshira e tyre, por kushtet ekonomike i çojnë drejt një zgjidhjeje të tillë. Të moshuarit janë blerësit më të mëdhenj të tregut të rrugës. Pasi te të moshuarit nuk vihen re dëme të mëdha nga syzet, krahasuar me fëmijët. Në përgjithësi, të moshuarit i përdorin syzet për afër dhe problemet me shikimin i kanë më të mëdha, prandaj rezultati është se shohin disi më mirë se me sytë e tyre. Besim Maro, tregtar i syzeve shprehet se syzet i marrin nga pikat e shumicës, të cilat e bëjnë furnizimin në Kinë. Për më tepër, ato kanë shumë shitje, të cilat arrijnë në 15 copë në ditë. Ato janë të përbëra nga xham plastikë dhe një skelet jo cilësor. Blerësit më të mëdhenj të tyre janë të moshuarit, sepse sipas tij, ato kanë një kosto më të ulët dhe kushtojnë 5 mijë lekë. Ky çmim është i përballueshëm, për ta. Çmimet e syeve optike, të këshilluara nga mjeku okulist dhe që blihen në dyqane të posaçme, kanë një çmimet janë shumë të larat. Ato fillojnë nga 12 mijë lekë, deri në 30 lekë, e madje dhe më tepër. Hajrie Hita, 60 vjeçe, pohon se është blerëse e rregullt e syzeve që tregtohen në rrugë. Pasi, ato përveçse nuk kanë xhama cilësor, kanë skelet me material tepër të dobët. Kështu ajo është e detyruar që pasi kontrollon numrin e syzeve te mjeku, i ble përsëri në pamundësi të syzeve origjinale. Një pjesë e madhe e qytetarëve shmang vizitën e herëpashershme te mjeku okulist dhe përdor syze me numër që nuk është i këshillueshëm, por që duke i provuar, atyre u duket se është numri i duhur. Mjekët theksojnë se vitet e fundit është vënë re një rritje e madhe e personave që kanë probleme me sytë. Kjo ndodh nga përdorimi me orare të zgjatura i kompjuterit dhe nga shikimi i televizorit. Prandaj për këtë kategori rekomandohet përdorimi i ilaçit me pika, ose siç quhet ndryshe “lot natyral”. Ky ilaç tregtohet jo vetëm në farmaci, por edhe në markete.
donbeco- Admin
- Numri i postimeve : 588
Age : 31
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi