20 sëmundjet vdekjeprurëse
Faqja 1 e 1
20 sëmundjet vdekjeprurëse
Shkaqet e formimit dhe kafshët që mund t’ju përcjellin viruse bartëse
Sëmundje të ndryshme e kanë shoqëruar njerëzimin që nga fillimet e tij e deri në ditët tona. Shumë prej tyre janë vënë nën kontroll, disa janë reduktuar plotësisht, por ende ekzistojnë disa sëmundje, të cilat janë akoma të tmerrshme në forcën e plotë të tyre. Që nga vitet 1970 janë më shumë se 20 sëmundje, të panjohura më parë, për të cilat ende nuk është identifikuar një trajtim i plotë dhe efektiv kurues, që do të çonte ne shërimin e tyre. Më poshtëëë radhiten 20 sëmundjet më të rëndësishme të këtyre sëmundjeve të pashërueshme, të cilat janë ndër më të rejat që sjellin frikë jo vetëm tek ekspertët e mjekësisë, por dhe në mbarë popullatën. Shumë prej këtyre sëmundjeve ekspertët nuk i “masin” dot me numrin e viktimave, sepse janë zbuluar relativisht vonë, e për faktorë subjektivë e objektivë nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Të gjitha këto sëmundje janë infektive, pra janë ngjitëse.
Virusi NIPAH
E ka marrë emrin nga vendi i zbulimit të tij (Nipah, Malajzi më 1999-n.) Megjithëse ka shkaktuar pak “shpërthime”, aftësia e tij për t’u shndërruar e lëvizur nëpërmjet kafshëve e njerëzve dhe vdekshmëria e lartë e bën këtë virus nga më të tmerrshmit e sëmundjeve të reja. Mendohet se bartës është lakuriqi i natës, por sëmundja është parë dhe te derrat, qentë e macet. Njerëzit e marrin këtë virus duke u ushqyer me mishin e kafshës së infektuar ose nga gërvishtjet e tyre. Periudha e inkubacionit është 4-18 ditë, e duket si gripi në fillim. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjellë konvulsione e më pas gjendje kome.
H5NI (Avian Flu)
Në maj 1997 ekspertët botërorë të gripit u frikësuan se mos po përhapej një pandemi e madhe gripi, e një masiviteti të tillë të paparë që nga koha e Gripit Spanjoll (1918). Shkaku. Një djali 3-vjeçar në Hong Kong i kishte rënë gripi i pulave. Virusi i gripit pëson ndryshime (mutacione) gjatë kalimit nga shpendët te derrat e më pas te njerëzit. Por ky tip kishte kapërcyer barrierën e specieve (llojeve), duke sjellë një tip të ri virusi të gripit për të cilën njerëzit nuk kanë rezistencë natyrale.
NvCJD - (variant i ri i sëmundjes së “Lopës së çmendur”)
Kjo sëmundje u zbulua në vitet `20 si gjendje e rëndë që prekte moshat e vjetra. Sëmundja e quajtur Krautzfeld-Jakob (CJD Creutzfeldt-Jacob disease) është forma njerëzore e sëmundjes të cilën te kafshët e quajmë sëmundja e “lopës së çmendur”. Por më 1996-n Grupi Special Kombëtar për monitorimin e kësaj sëmundjeje (CJD) në Britaninë e Madhe identifikoi një tip të kësaj sëmundjeje të panjohur më parë nga shkenca, variant i ri i CJD, ku mosha mesatare e viktimave ishte 29 vjeç. Në fillim të kësaj sëmundjeje pacienti kalon në depresion dhe një ndjenjë të çuditshme si “ngjitje” e lëkurës. Më pas kemi humbje të balancës e në stadin e vdekjes i sëmuri është komplet i çmobilizuar dhe memec.
Lyssavirusi Australian i lakuriqit të natës
Nëntor 1996, një grua 39-vjeçare nga Queensland, që sa kish filluar të kujdesej për lakuriqët e natës, sëmuret. Humb ndjeshmërinë në krahun e majtë, gradualisht kalon në koma e më pas vdes. Kjo është e para që vdiq nga një sëmundje e cila prek të gjithë popullatën e lakuriqëve të natës në Australi.
HHV8 Virusi i Sarkomes Kaposi Më 1995-n doktorët panë lezione ngjyrë vishnje në të zezë në lëkurën ose organet e brendshme të të sëmurëve me SIDA. Ishte një formë e re dhe e rrallë e kancerit të lëkurës. Faktikisht kjo vjen nga një variant i virusit herpes dhe në ata që kanë sistemin imunitar të dëmtuar mund të përhapet te gjëndrat limfatike dhe mushkëritë me pasoja fatale. E vetmja tentativë ngelet kimioterapia, por rezultatet janë të pakënaqshme.
Virusi Sabia
Gusht 1994, një virolog shkoi në Klinikën e Mjekësisë Tropikale në Universitetin e Yale-it (USA) me ethe dhe dhimbje kurrizi. U konstatua që ai kishte një formë komplet të re të një virusi, identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, i cili kishte “rrëshqitur” nga një epruvetë e plasaritur. Vetëm dy raste janë raportuar: një vdiq me hemorragji të organeve të brendshme e tjetri mbijetoi pas vuajtjeve të papërshkrueshme, të tmerrshme.
Virusi Hendra
Ngjan me virusin Nipah, por gjendet në Australi. Është hasur tri herë në njerëz, të gjithë e morën nga kontakti me kuajt. Dy prej tyre vdiqën.
Virusi Sin Nombre ose Hantavirusi i Sindromës Pulmonare– HSP
HSP u gjend për herë të parë në vitin 1993, pas hetimeve të bëra për një sëmundje fatale respiratore që u vu re në shtetet Jugperëndimore të Amerikës. Që atëherë, 100 raste janë raportuar në 20 shtete amerikane, shumica në Përëndim. Veçoria e kësaj sëmundjeje është se ndryshe nga shumica e sëmundjeve që zakonisht sulmojnë njerëzit me mbrojtje (sistem imunitar) të dobët, kjo sëmundje ka prekur më të shëndetshmit e me të fortët. Vjen nga minjtë e pyllit.
Vibrio Kolera 0130 (Vibrio cholerae 0130)
Ky është bakteri përgjegjës për Kolerën Aziatike, i izoluar për herë të parë në Peru (në vitin 1991). Përhapet tepër shpejt nëpërmjet ujit të ndotur e më pas arrin proporcione epidemike: nga mbi 1.000.000 pacientë të prekur në hemisferën përëndimore (nga 1991-1995) pati mbi 10.000 të vdekur. Sëmundja fillon menjëherë. Periudha e inkubacionit sillet nga 6 orë - 5 ditë. Pacienti ka ngërçe abdominale, të vjella e dehidrim. Vdekja vjen nga dehidrimi (humbja e lëngjeve). Antibiotikët ndihmojnë për të shkurtuar sëmundjen.
Virusi Guanarito Në shtator të 1989-s doktorët në Venezuelë filluan të shihnin një sëmundje me ethe tepër të larta në mesin e popullsisë së fshatit. Shumë nga pacientët u shtruan në spitale, sepse ethet nuk pushonin, kishin dobësi të përgjithshme, dehidrim dhe hemorragji të brendshme. Mbi 100 raste janë konfirmuar, rreth 1/3 e pacienteve vdiqën. Mendohet se përhapet nga minjtë.
Hepatiti C Ky infeksion viral i mëlçisë është shkak madhor në sjelljen e kancerit të mëlçisë, verdhëzës e vdekjes nga helmimi i gjakut. Është zbuluar për herë të parë në vitin 1989, përhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut, për shembull, nga transfuzionet e gjakut apo kontakti seksual
.
Hepatiti E Është zbuluar në 1988-n, ngjan me hepatitin C, përveç se mund të transmetohet nga ushqimet, ka më pak shanse të jetë fatal.
HIV-Human Immunodeficiency Virus Në vitin 1983 u zbulua HIV, virusi që është përgjegjës për SIDA-n, Sindromën e imuno-deficiencës së fituar. Një sëmundje kjo e identifikuar për herë të parë në burrat homoseksualë në Amerikë. Që atëherë përhapja e kësaj sëmundjeje është bërë me virulente ndërmjet heteroseksualëve, veçanërisht në Afrikë e Azi. Shpërndahet nëpërmjet gjakut e lëngjeve trupore.
Escherichia coli 0157:H7 Ky variant i rrezikshëm i Escherichia coli u zbulua për herë të parë në vitin 1982, pas një shpërthimi të një diarreje të tmerrshme me gjak me origjinë nga hamburgerët e kontaminuar. Pas kësaj, shumica e infeksioneve kanë ardhur nga ngrënia e mishit të grirë të pagatuar plotësisht. Të rriturit e shëndetshëm zakonisht e marrin veten, por mund të jetë vdekjeprurëse te fëmijët e vegjël e tek të moshuarit.
Campylobacter jejuni Është shkaku kryesor i diarresë në vendet e zhvilluara. Identifikuar në ‘77-n, ky bakter prek çdokënd, por fëmijët nën 5 vjeç dhe të rinjtë janë më në rrezik. Campylobacter jejuni shpesh gjendet në pulën e pagatuar, në qumështin e pazier, pasi bakteri bartet nga kafshët e mizat nëpër ferma.
Cryptosporidium parvum Tjetër fajtor për diarrenë, prek një në 40 persona në Europën Përëndimore.
Rotavirusi Kjo është një endemi mbarë botërore, përgjegjëse për gjysmën e shtrimeve në spitale nga diarreja te fëmijët. Zbuluar në ‘73-shin, vjen nga përgatitja e ushqimit me duar të palara, zakonisht në shtëpi. Mbi 1.000.000 fëmijë vdesin nga pasojat e rotavirusit çdo vit.
Sëmundja e Legjionarëve Mori këtë emër në 1976-n, kur një shpërthim i pneumonisë u pa ndërmjet pjesëmarrësve në takimin e Legjionit Amerikan në Filadelfia. Qindra mijëra persona infektohen prej saj në të gjithë botën çdo vit, 5-30 për qind e tyre vdesin. Përhapet nga sistemi i ajrit të kondicionuar. Nëse sëmundja kapet në fazën e hershme, trajtohet me rezultat.
Ebola
Ethet hemorragjike Ebola janë një sëmundje vdekjeprurëse te njerëzit e majmunët, shihet në mënyrë sporadike që nga zbulimi i saj në vitin 1976. Merr emrin e një lumi (Ebola) në Kongo (ish-Zaire). Është tepër infektiv nëpërmjet kontaktit me lëngje trupore, sjell temperaturë të lartë e të vjella masive. Shumica e viktimave vdesin brenda një jave nga fillimi i infeksionit, pasi gjithë organet e brendshme të tyre bëjnë kolaps total.
Sëmundja Lyme U pa në fillim kur po vrojtohej artriti në fëmijët e qytetit Lyme (Connecticut, USA). Shkaktohet nga bakteri Borrelia burdorferi e transmetohet me pickim. Rrallë është fatale, por nëse skuqja fillestare nuk trajtohet, sjell invaliditet nëpërmjet sëmundjes së kyçeve e lodhje kronike.

donbeco- Admin
- Numri i postimeve : 588
Age : 31
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009
Similar topics
» Sëmundjet e zemrës dhe diabeti
» 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet
» 12 sëmundjet që kuron fara e zezë
» Sëmundjet që kuron mbretëresha e bimëve, Aloe Vera

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi