Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bekam nga vera e ardhshme sërish në Real?

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

19032009

Mesazh 

Bekam nga vera e ardhshme sërish në Real? Empty Bekam nga vera e ardhshme sërish në Real?




Bekam nga vera e ardhshme sërish në Real? Bekam10

Emërorja e përforcimeve të verës për Real Madridin po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Pasi që mediat kanë bërë të ditur se "klubi mbretëror" ka vënë në shënjestër Xherardin, Kakan, Torresin, Mesin dhe Kristiano Ronaldon, tashmë në këtë emërore është përfshirë edhe emri i futbollistit anglez, Dejvid Bekam, që është nën kontratë me LA Galaksinë, por që momentalisht luan tek Milani si i huazuar.
Ylli anglez gjatë verës do të duhej të kthehej në SHBA, ngase Milani nuk ka pranuar ta paguajë dëmshpërblimin për të, por tash është paraqitur Reali, i cili duket se është i gatshëm të shpenzojë 15 milionë euro për ta parë sërish Bekamin në fanellën e bardhë. "Florentino Perez do të përpiqet ta sjellë Bekamin, nëse do të bëhet president i klubit", ka pohuar një burim i afërt me klubin madrilen. Bekami ka luajtur në Real Madrid në vitin 2003, kur nga Mançester Junajtedi kaloi për 37,5 milionë euro, kurse në fillim të vitit 2007 ai kalojë tek LA Galaksi.
mendy
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi