Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perandoria Romake

Shko poshtë

Perandoria Romake Empty Perandoria Romake

Mesazh nga floroS Sat May 02, 2009 12:54 am

Default Perandoria Romake
Perandoria Romake (latinisht: Imperium Romanum) ishte perandoria e ngritur dhe e qeverisur nga qyteti i Romës gjatë qindvjeçarëve 6 p.e.r. dhe 5-6 e.r.
Dy datat që shënojnë fillimin dhe fundin e perandorisë romake janë viti 27 p.e.r., fillimi i vitit të principatës së Oktavianit, me marrjen e titullit "August", dhe 395 e.r., kur me vdekjen e Teodosit perandoria u nda përfundimisht mes në pjesën perëndimore (pars occidentalis) dhe atë lindore (orientalis).
Shtysa e perandorisë romake ishte "Senati dhe Populli i Kuiritëve Romakë" (Senatus Populusque Quiritium Romanorum) shkurt, "S.P.Q.R."
Nga koha e Augustusit gjer ne Rënien e Perandorisë Perëndimore, Roma zotëronte Evroazinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut dhe përbënte shumicën e popullsisë së rajonit. Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se shteti Romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën Perandorin Trajan me pushtimin e Dacisë në vitin 106. Në këtë kulm sipërfaqja e zotëruar nga Perandoria Romake përfshinte rreth 5 900 000 km² .
Tregtia, artet dhe kultura arritën lulëzimin e parë të lartë të tyre gjatë kohës së Perandorisë romake dhe në zonat e qeverisura nga ajo, poashtu cilësia dhe niveli i popullsisë së asaj kohe do të duhej të riarrihej në Evropë dhe Afrikën e Veriut shekuj më vonë.
Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetëm brenda kufinjve të saj, por edhe përtej tyre. Në gjysmën e saj lindore ky ndikim u përzie me elemente greko-helene dhe orientaliste. Përkundrazi Perëndimi u latinizua.
Gjuha latine si gjuha e Romës, ishte gjuha zyrtare që përdorej në mbarë Perandorinë romake. Megjithëkëtë, në perandorinë romake u përdorën dhe u ruajtën edhe gjuhët vendase. Latinishtja ka qenë me pas në mbarë Evropën me qindra vjet gjuha e të shkolluarve, sidomos në shkencë, gjer në kohën baroke. Ende në ditet e sotme latinishtja përdoret dhe rikrijohet në disa degë të shkencës, si p.sh. në mjekësi dhe biologji. Prej gjuhës latine kanë lindur disa gjuhe moderne romane Evropiane (Italishtja, Frëngjishtja, Spanjishtja, Portugalishtja dhe Rumanishtja, si edhe Ladinishtja dhe Retoromanishtja). Shumë fjalë të huazuara gjenden në gjuhët gjermanike dhe në sllavishten. Edhe gjuha shqipe është ndikuar shumë nga latinishtja dhe në të gjenden shumë huazime nga latinishtja.
Gjuha latine ka mbetur gjuha meshtare e kishës katolike romake deri në Këshillin e Dytë Vatikanor.
Fundi i Perandorisë Romake zakonisht është, edhe nëse jo shumë i saktë, 4 shtatori i vitit 476, kur perandori i fundit i Perandorisë Romake të Perëndimit, Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zëvendësua. Megjithatë, Diokleciani, që u tërhoq në vitin 305, ishte perandori i fundit i një perandorie të pandarë, kryeqyteti i së cilës ishte Roma. Pas ndarjes së perandorisë në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, të dyja pjesët vazhduan t´a paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perëndimit u prir dhe ra gjatë qindvjeçarit të 5-të dh 6-të. Perandoria Romake e Lindjes (e cila përvetësoi më vonë gjuhën greke si gjuhën e saj zyrtare), njihet gjerësisht sot is Perandoria Bizantine, i ruajti traditat ligjore dhe kulturore greko-romake së bashku me elementet helenike dhe ortodokse të krishtera edhe për një mijëvjeçar tjetër, gjer në rënien e saj në duart e Perandorisë Osmane në vitin 1453.
Vlen të përmendet se, ndikimi në kulturë, ligj, teknologji, arte, gjuhë, fe, qeverisje, ushtri, dhe arkitekturën e qytetërimeve që pasuan vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisë Romake ka ndikuar shumë në sistemin shtetëror Evropian para së gjithash në drejtësi dhe ligjshmëri.

Ndarja e Perandorisë Romane.

Pjesa lindore e Perandorisë Romake përfshinte përgjithësisht krahina ekonomikisht më të rëndësishme. Kjo qe edhe arësyeja sepse më 330 kryeqyteti i perandorisë u shpërngul nga Roma në grykën e Bosforit. Kryeqyteti i ri e quajt sipas themeluesit, perandorit Kostandin. Kostandinopojë (Konstantinopolist). Provincat e Ballkanit kishin një rëndësi të veçantë edhe sepse ishin afër kufirit ushtarak kryesor, që formohej nga Danubi. Kalimi i qëndrës së gravitetit të perandorisë në Lindje u dha krahinave të Adriatikut lindor një funksion të rëndësishëm si kyç komunikacioni në mes dy pjesëve të perandorisë dhe i gjallëroi rrugët kryesore tregëtare, siç ishte Via Egnatia, e cila në shek. III përmendet në burimet e shkrojtura si "rruga e vjetër" . Shkëputja gjithnjë më e madhe e lidhjeve midis pjesëve të ndryshme të perandorisë dhe nevoja e mbrojtjes së një teritori kaq të madh në pika të ndryshme u bënë shkak që në vitin 395 Perandoria Romake të ndahej përfundimisht në dy pjesë të veçanta e më vete në Perandorinë Romake të Perëndimit dhe në atë të Lindjes ose, siç u quajt pas emrit të lashtë të kryeqytetit Perandoria Bizantine. Kufiri midis dy perandorive kalonte duke u nisur nga bregdeti i Dalmacisë jugore, nëpër luginën e lumejve Drina e Sava dhe dilte në Danub. Tokat e sotme të Shqipërisë shënonin kufijtë më perëndimorë të Perandorisë së Bizantit.

Në shek. V dhe VI Perandoria Bizantine ishte akoma një shtet i fuqishëm. Ajo përfshinte në kufijtë e saj përveç pjesës më të madhe të gadishullit ballkanik edhe ishujt e detit Egje, Azinë e Vogël, Sirinë, Egjyptin dhe krahina të tjera të Azisë e Afrikës.
Për arsye të pozitës së saj në kufijtë midis Evropës dhe Azisë si dhe të faktit që provincat e saj lindore ruajtën akoma për një kohë një farë rëndësie si qëndra të prodhimit zejtar, Perandoria Bizantine vazhdoi të luante një rol të madh në fushën e tregëtisë dhe të marëdhënieve ndërkombëtare.
Përbërja etnike e perandorisë ishte shumë e larme. Në teritorin e saj në Evropë banonin grekë, ilirë, thrakë. në pjesën perëndimore edhe banorë me origjinë romake, në Azi dhe Afrikë, sirianë, armenë, egjyptianë. etj. Megjithëse në Perandorinë Bizantine mbizotronte elementi grek, gjuha latine vazhdoi të përdorej si gjuhë e administratës deri në shek. VII, pas të cilit gjuha greke u bë gjuha zyrtare e perandorisë. Në teritorin e Shqipërisë qysh në fillim përdoreshin të dy gjuhët. Zona e latinishtes shtrihej në krahinat veriore dhe të mesme të vendit tonë; në veri të një vije që shkonte afërsisht prej Durrësi në Shkup e Serdike (Sofie), siç e tregojnë burimet epigrafike të kohës.

Edhe pas ndarjes, Perandoria Romake e Perëndimit dhe ajo e Lindjes nuk mundën t'i shpëtonin ashpërsimit të krizës së përgjithëshme. Në të dy pjesët vazhduan edhe më tej më me furi sulmet e barbarëve nga jashtë. Me, këta u bashkuan masat e shtypura të skllevërve dhe të kolonëve si dhe fiset ilire e thrake. Këta ngritën krye kundër regjimit dhe shtetit skllavopronar.

Lufta e skllevërve, e kolonëve dhe e fiseve të shtypura e tronditi fort regjimin skllavopronar. Ajo lehtësoi fitoret e barbarëve që sulmonin nga jashtë, dhe i hapi rrugën e zhvillimit të mëtejshëm elementeve të reja që po lindnin në gjirin e shoqërisë së vjetër. Nga ana e tyre sulmet e barbarëve e ndihmuan luftën e skllevërve e të kolonëve për rrëzimin e shtetit dhe të rendit skllavopronar.

Si rezultat i kësaj lufte të përbashkët, Perandoria Romake e Perëndimit në vitin 476 ra në duartë e gjermanikëve të udhëhequr nga Odoakri. Mbi gërmadhat e saj u krijuan një varg shtetesh barbare. Ndryshe ndodhi në Lindje. Klasa sunduese në Perandorinë Bizantine, ndonse nuk qe në gjendje të ndalte dyndjen e fiseve të ndryshme barbare, duke shfrytëzuar burimet e mëdha ekonomike që kishte në dispozicion mundi t'i bënte ballë kësaj tronditjeje. Duke i u përshtatur kushteve të reja Perandoria Bizantine mundi ta zgjaste jetën e vet edhe për 100 vjet të tjera.
Kështu vendi ynë u gjend për një kohë të gjatë nën sundimin e këtij shteti të fuqishëm, gjë që la mbresa të thella nga pikpamja politike dhe kulturale në historinë e Shqipërisë.
Dy datat që shënojnë fillimin dhe fundin e perandorisë romake janë viti 27 p.e.r., fillimi i vitit të principatës së Oktavianit, me marrjen e titullit "August", dhe 395 e.r., kur me vdekjen e Teodosit perandoria u nda përfundimisht mes në pjesën perëndimore (pars occidentalis) dhe atë lindore (orientalis).
Shtysa e perandorisë romake ishte "Senati dhe Populli i Kuiritëve Romakë" (Senatus Populusque Quiritium Romanorum) shkurt, "S.P.Q.R."Nga koha e Augustusit gjer ne Rënien e Perandorisë Perëndimore, Roma zotëronte Evroazinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut dhe përbënte shumicën e popullsisë së rajonit. Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se shteti Romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën Perandorin Trajan me pushtimin e Dacisë në vitin 106. Në këtë kulm sipërfaqja e zotëruar nga Perandoria Romake përfshinte rreth 5 900 000 km² .
Tregtia, artet dhe kultura arritën lulëzimin e parë të lartë të tyre gjatë kohës së Perandorisë romake dhe në zonat e qeverisura nga ajo, poashtu cilësia dhe niveli i popullsisë së asaj kohe do të duhej të riarrihej në Evropë dhe Afrikën e Veriut shekuj më vonë.Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetëm brenda kufinjve të saj, por edhe përtej tyre. Në gjysmën e saj lindore ky ndikim u përzie me elemente greko-helene dhe orientaliste. Përkundrazi Perëndimi u latinizua.Gjuha latine si gjuha e Romës, ishte gjuha zyrtare që përdorej në mbarë Perandorinë romake. Megjithëkëtë, në perandorinë romake u përdorën dhe u ruajtën edhe gjuhët vendase. Latinishtja ka qenë me pas në mbarë Evropën me qindra vjet gjuha e të shkolluarve, sidomos në shkencë, gjer në kohën baroke. Ende në ditet e sotme latinishtja përdoret dhe rikrijohet në disa degë të shkencës, si p.sh. në mjekësi dhe biologji. Prej gjuhës latine kanë lindur disa gjuhe moderne romane Evropiane (Italishtja, Frëngjishtja, Spanjishtja, Portugalishtja dhe Rumanishtja, si edhe Ladinishtja dhe Retoromanishtja). Shumë fjalë të huazuara gjenden në gjuhët gjermanike dhe në sllavishten. Edhe gjuha shqipe është ndikuar shumë nga latinishtja dhe në të gjenden shumë huazime nga latinishtja.Gjuha latine ka mbetur gjuha meshtare e kishës katolike romake deri në Këshillin e Dytë Vatikanor.Fundi i Perandorisë Romake zakonisht është, edhe nëse jo shumë i saktë, 4 shtatori i vitit 476, kur perandori i fundit i Perandorisë Romake të Perëndimit, Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zëvendësua. Megjithatë, Diokleciani, që u tërhoq në vitin 305, ishte perandori i fundit i një perandorie të pandarë, kryeqyteti i së cilës ishte Roma. Pas ndarjes së perandorisë në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, të dyja pjesët vazhduan t´a paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perëndimit u prir dhe ra gjatë qindvjeçarit të 5-të dh 6-të. Perandoria Romake e Lindjes (e cila përvetësoi më vonë gjuhën greke si gjuhën e saj zyrtare), njihet gjerësisht sot is Perandoria Bizantine, i ruajti traditat ligjore dhe kulturore greko-romake së bashku me elementet helenike dhe ortodokse të krishtera edhe për një mijëvjeçar tjetër, gjer në rënien e saj në duart e Perandorisë Osmane në vitin 1453.Vlen të përmendet se, ndikimi në kulturë, ligj, teknologji, arte, gjuhë, fe, qeverisje, ushtri, dhe arkitekturën e qytetërimeve që pasuan vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisë Romake ka ndikuar shumë në sistemin shtetëror Evropian para së gjithash në drejtësi dhe ligjshmëri.
__________________
Love is the name,phuck is the game.Forget the name,and play the game...
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 31
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi