Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kampioni kualifikohet në finale

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

06052009

Mesazh 

Kampioni kualifikohet në finale Empty Kampioni kualifikohet në finale




Kampioni kualifikohet në finale Gl7u9r6oumt5letpkej

Manchester United vazhdon marshimin drejt mbrojtjes së titullit të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Arsenalin edhe në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale, kësaj here në Emirates me rezultat 3-1, duke u kualifikuar kështu në finale me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Pjesa e parë

Edhe pse Arsenali u duk më kërcënues në minutat e para të ndeshjes, ishte Manchesteri ai që shënoi, madje dy herë brenda tre minutash, duke u dhënë një goditje shpresave të vendasve për kualifikim në finale, që në fillim të pjesës së parë.

Pas një gabimi të mbrojtësit të ri Kieran Gibbs, topi i goditur nga Cristiano Ronaldo arriti tek jug-koreani Ji Sung Park, që shënoi nga afërsia.

Nuk zgjati shumë, pas tre minutash tjera në favor të djajve të kuq u akordua gjuajtje e lirë, të cilin rast për mrekulli e shfrytëzoi Ronaldo që dërgoi topin në rrjetën e portierit Manuel Almunia nga 37 metra largësi.

Topçinjtë në anën tjetër luftuan për t’u rikthyer në lojë, por nuk arritën të ngushtojnë rezultatin, duke shkuar me dy gola disavantazh në pauzën mes pjesëve.

Pjesa e dytë

Vendasit e Arsenalit kërkuan golin e parë edhe në fillim të pjesës së dytë, por harruan mbrojtjen duke pësuar edhe një gol të tretë.

Një kundërsulm i shpejt i filluar nga Park, dërgoi topin tek Wayne Rooney i cili asistoi për Ronaldon, që shënoi golin e dytë të tij në ndeshje dhe të tretin për Manchester United.

United mbeti me dhjetë lojtarë në fushë kur pas një ndërhyrje të Darren Fletcher ndaj kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas. I gjendur i fundit në mbrojtje, ndërhyrja e skocezit e largoi atë nga loja me karton të kuq dhe ua dha vendasve edhe një penalti. Nga pika e bardhë nuk huqi Robin van Persie, që shënoi golin e nderit për topçinjtë.

Manchester United do të presë në finale fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale, që zhvillohet nesër në Stamford Bridge në mes të Chelseat dhe Barcelonës.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi