Kontributi i gruas shqiptare ndër shekuj
:: Tema Shoqerore :: Historia
Faqja 1 e 1

KONTRIBUTI I GRUAS SHQIPTARE NDËR SHEKUJ
Gruaja duhet të jetë e mësuar më shumë se burri, sepse fëmiwt së pari nga nëna marrin arsimimin dhe mësimet.(N.Frashëri)
Njerëzor
-Në historinë mijëravjeçare të njerëzimit nuk është i madh numri i
grave që paten mundësi të shquheshin në sferat e ndryshme të jetës.
U njohën,kryesisht,emrat e atyre grave që zëvendësuan burrat e tyre
sundimtarë apo ato që përkrahën burrat e shquar.Një numër i madh i
grave ngelën anonime dhe u përfshinë me emrin e përbashkët:grua.
-Bota e ngulfatur vepruese dhe krijuese e gruas nisi të gjente shprehje
vetëm nga shekulli XVIII. Në shekujt vijues ,falë energjisë dhe
këmbëngulësisë individuale të femrave në Perëndim dhe,më pas,mëtimeve
kolektive,nisi shpalimi i botës krijuese të gruas.Fundi i shekullit XX
shënon inkuadrimin e gruas në të gjithat sferat e jetës dhe begatimin e
trashëgimisë së çmuar të njerëzimit.
-Jashtë rrjedhave të përgjithshme historike nuk ngeli as gruaja
shqiptare.Duke pasur parasysh katrahurat historike të kombit
shqiptar,një mori grash shqiptare e meritojnë te përmendim në këtë
shkrim sepse ishin shtyllë e qëndrueshme e kombit.
-Sipas burimeve historike,qëndresa e sakrifica,si formë e rezistencës
së gruas shqiptare në luftërat për liri e pavarësi,paraqitet në
vazhdimësi.Ato u rezistuan tendencave të asimilimit e fortunave të
akulturimit,perms edukimit human familjar e ruajtjes së traditës
krijuese popullore e urbane që nga kohët antike.Por, ky nuk ishte
fushëveprimi i vetëm i gruas shqiptare ,ajo u shqua në lëmin e
arsimit,të kulturës,të shkencës,të politikës etj.
-Nga shumësia e femrave shqiptare ,të cilat qëndruan dhe vepruan në
rrethana ngulfatëse të kohëve,dolen personalitete të shquara,vepret e
të cilave tejkaluan kufijtë kombëtarë e botëror.Me veprat e tyre
dëshmuan se nuk ka fuqi që mund t’i ndalë synimet e shenjta në drejtim
të emancipimit të gjithmbarshëm.
-Gruaja në botën ilire,ndryshe nga ai i botës antike greke,kishte një
vend të veçantë,madje edhe trashigiminë.Kështu në antikë Teuta e mori
fronin e burrit,Agronit,në mesjetë Komita dhe,më pas vajza e saj Rugina
trashëguan Despotatin e Vlorës,Helena Topia trashëgoi zotërimet e
Topiajve në Krujë ,Skënderbeun e mbështetën fuqimisht motra e tij
Mamica dhe gruaja Donika.Mjerisht,rënia e Perandorisë Osmane nuk solli
lirinë për gjithë popullin shqiptar.Konferenca e Ambasadorve në Londër
në vitin 1913,lane gjysmën e popullit shqiptar jashtë Shqipërisë dhe I
detyruan këta që ta vazhdonin luftën për liri,tani nga zgjedha serbe e
greke.Lëvizja e Kaçakëve ishte një prej rezistencave më të fuqishme të
armatosura ndaj pushtimit serb ndërsa Shote Galica u bë personifikim i
rezistencës së gruas kosovare.Përfundimi I Luftës së Dytë Botërore nuk
e zgjodhi qështjen shqiptare dhe mësimet për bashkim kombëtar
vazhduan.Në Organizatën Nacionale Demokratike Shqiptare u angazhuan
edhe shumë gra.Me hapjen e Univerzitetit të Prishtinës në vitet ’70
nisi shkollimi I hovshëm I femrave shqiptare ,dhe femra shqiptare u bë
shkëmbë I palëvizëshem I drejt synimit kombëtar.
-Pas okupimit ushtarak të Kosovës (1989) gruaja kosovare u bë
kompetente e rëndësishme e rezistencës paqësore dhe ushtarake e
UÇk-së,ku mund ta përmendim heroizmin e Xhevë Lladrovcit rënë në fushen
e nderit.
-Në rrugën e stërgjatë të histories së popullit shqiptar meritat e
gruas shqiptare zënë një kaptinë të veçanta. Ajo e bëri këtë perms
edukimit të gjeneratave ,edukim ky që niste nga ninullat e para dhe
mbajti frymën liridashëse,kultivoj ndjenjat e mosgjunjëzimit dhe të
respektit ndaj vlerave kombëtare e njerzore.Meritat e gruas shqiptare i
njeh edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit ,sipas të cilit gruaja kishte të
drejtë të merrte pjesë në kuvende.Prandaj ne do ti shpalosim vlerat dhe
guximin të pakufishëm krijues,intelektual dhe njerzor të disa garve që
lan gjurmë në historinë tone.
Mbretëresha Teuta- shek. III p.e.s. Udhëhoqi shtetin Ilir në vitet
230-228 nën organizimin e saj shteti Ilir u zgjerua dhe u forcua sa që
i përballoi shumë vështirësi të brendshme dhe të jashtme. Zhvilloi
luftën iliro-romake 229-228, pushtoi Korkyren dhe në fund u strehua në
Rizon.
Donika Kastrioti- shek. XV. Ishte vajza e Arianit Komenit. U martua në
vitin 1451 me Gjergj Kastriotin - Skënderbeun. Ishte krahu i djathtë i
Skënderbeut, lindi një djalë, Gjonin ku pas vdekjes së Skënderbeut, me
frymëzimin e Donikës nipi i saj Gjergj Kastrioti II erdhi në Shqipëri
për organizimin e kryengritjeve kundër turqve.
Nora e Kelmendit shek. XVII. Ishte një vashë nga Kelmendi (Malësia e
Shqipërisë veriore). E frymëzuar me idetë patriotike dhe duke mos
duruar terrorin e osmanëve në këto anë,ju bashkëngjit forcave
vullnetare shqiptare. Nora hyri në legjendën kreshnike shqiptare pasi
vrau pashain turk.
Elena Gjika 1829-1888 shkrimtare, shkencëtare, publiciste dhe diplomate
e cila e sensibilizoi çështjen shqiptare në arenën botërore në ato kohë
kur kombi ynë ishte në rrezik nga hordhitë sllavo-greke.
Sevasti Qiriazi – Dako -1870-1949 Pedagoge, publiciste, diplomate,
luftëtare për emancipimin e gruas shqiptare. Ishte drejtoreshë e
Shkollës Shqipe të vashave në Korçë (1891) dhe e Institutit femëror
Kyrias në Kamëz (Tiranë)1922. Së bashku me motrën e saj Parashqevin
kontribuuan pa ndalë drejt përhapjes së shkollimit të femrës shqiptare.
Marigo Pozio 1878-1932 U shqua për angazhimin e suksesshëm për
emancipimin e femrës shqiptare. Marigo apo Marigona njihet edhe si grua
që me duart e saj qëndisi flamurin kombëtar, i cili valoi në Vlorë me
rastin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912.
Shote Galica 1895-1927. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore
çështja e kosovarëve ishte e pa zgjedhur, pasi ata ranë nën sundimin
sllav. Shote Galica u bë figura më karizmatike e Lëvizjes Kaçake në
Kosovë, ku pas rënies së burrit të saj Azemit ajo e udhëhoqi luftën
çlirimtare.
Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Tereza 1910-1989. Humaniste, mbajtëse e
Çmimit Nobel për Paqe. Shenjtëresha e gjallë Gonxhja, u quajt nga bota
Nëna Terezë humanistja më e madhe e shekullit XX.
Marie Shllaku 1922-1946. Politikane, luftëtare për lirinë e
Kosovës. Maria ishte një prej veprimtareve më të denja të Organizatës
Nacional Demokratike Shqiptare. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore
ju bashkua qetave të Shaban Polluzhes e Mehmet Gradicë për ta luftuar
sllavo- komunizmin.
Katarina Josipi 1923-1969 Ishte aktore shumë e çmuar dhe kreative,
ishte një prej shtyllave të rëndësishme të nismës dhe zhvillimit të
teatrit dhe filmit kosovar.
Nexhmije Pagarusha 1933 Legjendë e këngës shqiptare. Ambasadore e
kulturës shqiptare në botë, Primadona e melosit shqiptar, Bilbili I
Kosovës, Poezia e gjallë e kombit, Fyti i kristaltë, Madam Baterflaj
këto dhe epitete të tjera të ngjashme janë bërë sinonime për emrin e
Nexhmije Pagarushës.

Similar topics
» Perhapja e fese islame ne tokat shqiptare
» Gazeta & Revista Shqiptare
» Televizione & Radio Shqiptare
» Fjale Te Urta Shqiptare
» Zbulim boteror nga dy studente shqiptare ne matematike
» Gazeta & Revista Shqiptare
» Televizione & Radio Shqiptare
» Fjale Te Urta Shqiptare
» Zbulim boteror nga dy studente shqiptare ne matematike
:: Tema Shoqerore :: Historia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi