Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

D’Agostino: Dua Juven, s’dal në stërvitje

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

28062009

Mesazh 

D’Agostino: Dua Juven, s’dal në stërvitje Empty D’Agostino: Dua Juven, s’dal në stërvitje




Mesfushori i Udinezes pret të transferohet te bardhezinjtë. Edhe Milani është favorit

Mund të jenë orë vendimtare këto të fundit për të njohur të ardhmen e Gaetano D’Agostinos. E enjtja u mbyll me fjalët plot besim të presidentit bardhezi, Koboli Xhilji, por që u ftohën nga ato të kolegut Poco, i cili refuzonte ofertën. Por lojtari që do vetëm Juven, lëshon ultimatumin: “Unë nuk grumbullohem me Udinezen në stërvitje, për respekt”. Pra do të riniset të

të bisedohet. Takimi i së enjtes mes të dy palëve u mbyll me një stop. Juventus e Udineze ishin shumë larg mundësisë për të biseduar: klubi friulan, që në një moment të parë kërkoi rreth 20 milion për D’Agostinon, zbriti në 18, por mbeten gjithnjë gjashtë milionë diferencë për të gjetur një marrëveshje. Megjithatë lojtari është i prerë: kërkon një klub të madh, i pari Juventusi. “Jam i bindur se do të shkoj te një skuadër e madhe, - tha mesfushori. - Duke parë se që fëmijë kam qenë tifoz i Juves, bardhezinjtë janë zgjedhja e parë”. Gjatë këtyre orëve priten takime të reja për të mbyllur bisedimet sa më shpejt. Edhe pse duket se në mes ndodhet një tjetër klub, Milani, i cili me shitjen e Pirlos dhe në rast se Fabregasi nuk vjen, do të synojë te mesfushori bardhezi. Kështu lë të kuptojë edhe padron Poco, që flet për një tjetër ofertë “më të madhe”. Por nga ana e tij D’Agostino këmbëngul: “Do të parapëlqeja të shkoja në Torino”, - duke lënë të kuptojë që një ofertë e mundshme kuqezi nuk duhet nënvlerësuar. Sidoqoftë për një gjë është i bindur: “Në stërvitje me Udinezen nuk do të dal, nuk është mirë ta kesh mendjen gjetkë”. Nëse D’Agostino nuk blihet, nga Real Madridi te Juvja mund të vijë maliani Diarra ose argjentinasi i Lacios Pablo Ledezma.
bujo
bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi