Pato i vendos kushte “të forta” Milanit
29062009
Pato i vendos kushte “të forta” Milanit
Sulmuesi brazilian ka kërkuar rritje të rrogës dhe një vend të sigurt si titullar tek kuqezinjtë
Çelsi është rihedhur në sulm. Ançeloti nuk heq dorë. Për t’ia marrë Paton Milanit janë bërë gati më shumë se 30 milion euro për klubin kuqezi dhe një kontratë pesëvjeçare për lojtarin. Me shifra të përafërta me ato që ka marrë Kakà në dy sezonet e fundit tek kuqezinjtë. Por Aleksandre nuk ka akoma personalitetin për të manovruar në lëvizjet që bëhen në merkato. Paratë dhe premtimet mund ta hutojnë.
MJESHTRI - Mesazhet më të rëndësishme ia ka dërguar klubit kuqezi. Përmbajtja? Aleksandre Pato nuk do të largohet, përkundrazi, shpresa e tij është të qëndrojë deri në fund të karrierës në Milano. Ndoshta, duke ëndërruar se pas shumë vitesh do të përshëndetet nga publiku i “San Siro”-s siç i ka ndodhur një muaj më parë kapiten Maldinit. Por, për t’ia mbyllur përfundimisht derën Çelsit dhe mjeshtrit të tij Ançeloti ai kërkon disa garanci. Kërkesa që tashmë ndodhen në tavolinën e punës së Galianit.
GARANCI TEKNIKE - Nuk do të ishte e drejtë të flitej për një ultimatum, por është e qartë se Pato kërkon siguri. Aspekti i parë është ai teknik. Kalimi i Leonardos në drejtimin e Milanit ka qenë një hap i rëndësishëm. Leo, ashtu si Dunga, e konsideron Paton si zëvendësuesin e ardhshëm të “Fenomenit” Ronaldo. Por Aleksandre kërkon diçka më shumë, kërkon garancinë për një vend si titullar në skuadër. Pato nuk do më të dalë dhe të hyjë në skuadër siç ka ndodhur në sezonin e fundit, dhe kërkon të kuptojë se në çfarë pozicioni do të luajë. Atij i pëlqen shumë skema e Brazilit. Me një sulmues të parë (Dzeko? Inzagi? Borrielo?) dhe tre lojtarë pas krahëve të tij. Me Ronaldinjon në qendër dhe ai vetë në të majtë. Një pozicion që do ta ndihmonte shumë edhe për të marrë një vend si titullar në kombëtaren braziliane, që për momentin nuk e ka shumë të sigurt. Dunga e shikon Paton si alternativë të Robinjos në rolin e sulmuesit të krahut dhe do ta marrë në Botëror vetëm nëse tek Milani do të luajë me vazhdimësi në këtë pozicion.
PARA DHE KONTRATA - Më pas vjen aspekti ekonomik. Presidenti Silvio Berluskoni e ka cilësuar Paton si “trashëgimtari i Kakàsë”. Dhe për momentin Milani bën sikur nuk i dëgjon ofertat milionere, që vijnë nga Çelsi. “Oferta marramendëse” i ka përcaktuar Galiani, por pa saktësuar se nga cili klub kanë ardhur ato. Oferta që dëshmojnë për vlerën që ka lojtari në merkato. Pato kërkon që të gjitha këto kujdesje të transformohen në të mira ekonomike. Aktualisht ai ka një kontratë deri në vitin 2013-të. Me shifra të mira, por jo një kontratë kampioni. Për të qëndruar tek Milani kërkon ta zgjasë marrëveshjen deri në 2014-ën me një rritje të ndjeshme të pagës. Një rritje që duhet të fillojë nga sezoni i ardhshëm.
KUSHTE - Pato preferon edhe që në kontratën e re të përfshihet një klauzolë, që lejon prishjen e marrëveshjes kundrejt një shume të caktuar parash. Bëhet fjalë për kërkesa të rëndësishme, por jo të ekzagjëruara. Nga ana tjetër ka qenë vetë klubi kuqezi që ka zgjedhur Paton si lojtarin-simbol për ciklin e ri. Me bekimin e Silvio Berluskonit dhe të trajnerit të ri Leonardo. Aleksandre nuk pret gjë tjetër që të nisë një histori të re me fanellën kuqezi. Por me kushtet e veta.

bujo- Anetare 10 %
- Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009
Similar topics
» Puyol vendos për kontratë të re
» Galliani beson në sukses të Milanit
» Grafite i lumtur me interesimin e Milanit
» Silva: Dua të hy në histori të Milanit
» Kaka: Gjithmonë do të jem fans i Milanit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi