Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy celularë muzikorë dhe një radio celular nga Nokia

Shko poshtë

20032009

Mesazh 

Dy celularë muzikorë dhe një radio celular nga Nokia Empty Dy celularë muzikorë dhe një radio celular nga Nokia




Dy celularë muzikorë dhe një radio celular nga Nokia Nokia11

Nokia ka paralajmëruar dy telefona të ri mobil MusicXpress, modelet 5330 e 5730, si dhe një model të celularit XpressRadio – 5030.

Model XpressRadio 5030 është telefon celular me veçori telekomunikuese dhe funksion të radios FM. Çmimi i tij i rekomanduar pa tatime do të duhej të jetë 40 euro, derisa në shitje do të del në tremujorin e dytë të këtij viti.

Nokia 5330 MusicXpress është celular larg më i avancuar. Është një pajisje rrëshqitëse e gjeneratës së tretë e cilat padyshim do të tërheqë vëmendjen me dizajnin e vet të cilin e përshkojnë linjat e mprehta, që nuk është tipike për prodhuesin finlandez.
Sikur të gjitha modelet tjera MusicXpress, edhe ky ka qasje për dëgjuese prej 3.5 milimetrash, pranues të radiovalëve stereo RDS dhe memorie të mjaftueshme për ruajtje të dosjeve muzikore. Në shitje do të paraqitet në tremujorin e dytë të vitit 2009 dhe atë me çmim të rekomanduar prej 160 euro me shtojca të tatimit.

Dy celularë muzikorë dhe një radio celular nga Nokia Nokiae10

Telefoni më i pajisur i paraqitur është ai 5730 MusicXpress. Modeli 5730 është telefon i mençur i bazuar në sistemin operativ Symbian, derisa është i pajisur me tastierë të plotë QWERTY e cila me rrëshqitje tërhiqet anash. Kur nuk është i hapur, telefoni duket si secili celular i dizajnit klasik. Mundësitë e tij komunikuese të gjeneratës së tretë janë plotësuar me adapterin WiFi dhe pranuesin A-GPS. Çmimi i tij i rekomanduar është 280 euro para se t’i shtohen tatimet, derisa koha e daljes së tij në treg është tremujori i tretë i këtij viti.
mendy
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi