Spanja fiton medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave
29062009
Spanja fiton medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave
Ndeshja e zhvilluar për vendin e tretë të Kupës së Konfederatave, ndërmjet Spanjës dhe Afrikës së Jugut, ka përfunduar me fitoren e Spanjës me rezultat prej 3-2.
U desh të kalonin 73 minuta për t’u parë goli i parë në ndeshje, i cili u takoi nikoqirëve të kësaj gare, derisa golashënues ishte Katlego Mphela.
Mirëpo atëherë kur mendohej se Afrika e Jugut do ta mposhtë kampionin e Evropës, Daniel Guiza barazoi rezultatin në 1-1 (88’).
I njëjti lojtar vetëm pas një minute krijoi epërsinë për Spanjën, mirëpo në minutat shtesë (90’+3) Katlego Mphela shënoi golin e dytë për Afrikën e Jugut për t’i dërguar skuadrat në vazhdime.
Në pjesën e dytë të vazhdimeve, mesfushori spanjoll Xabi Alonso nga një gjuajtje e lirë e mposhti portierin Khune për ta kaluar Spanjën sërish në epërsi dhe ky rezultoi të ishte edhe goli i fitores.
Similar topics
» Spanja fiton medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave
» Brazili fiton Kupen e Konfederatave
» Shqipëria bie një pozitë, Spanja rikthehet në maje
» Verderi dhe Leverkuzeni në finale për Kupën e Gjermanisë
» Kupa e Konfederatave, Brazili finalisti i dyte
» Brazili fiton Kupen e Konfederatave
» Shqipëria bie një pozitë, Spanja rikthehet në maje
» Verderi dhe Leverkuzeni në finale për Kupën e Gjermanisë
» Kupa e Konfederatave, Brazili finalisti i dyte
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi