Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milan interesohet për Huntelaar

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

29062009

Mesazh 

Milan interesohet për Huntelaar Empty Milan interesohet për Huntelaar




Milan interesohet për Huntelaar F.0629115913640_m
Mediat italiane përcjellin lajmin se sulmuesi i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar, është emri i ri në listën e dëshirave të Milanit.

Rosonerët janë në kërkim të një përforcimi të ri në sulm dhe golashënuesi më i mirë i Bundesligës për sezonin e kaluar, Edin Dzeko, është i pari në listën e dëshirave të klubit italian.

Por Wolfsburgu nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e sulmuesit boshnjak, për të cilin shkak edhe Dzeko pranoi se nuk do të kalojë në Milan.

Milani pohoi se është në kontakt me Arsenalin për të transferuar Adebayor, ndërsa një cak tjetër i rosonerëve është edhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Konfederatave, Luis Fabiano.

Por, sipas Corriere dello Sport, nëse Milani nuk arrin as te shërbimet e ndonjërit prej emrave të sipërm, do të mundohet të sjellë sjell në San Siro Klaas-Jan Huntelaar.

Real Madridi për holandezin pagoi 25 milionë euro për ta transferuar nga Ajaxi, por ai nuk arriti të gjendet mirë në klubin mbretëror, ndërsa duket se nuk bën pjesë as në planet e presidentit të ri Florentino Perez.
amir
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 31
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi