Lonçareviç: Tirana s'është gati për Ligën e Kampionëve
29062009
Lonçareviç: Tirana s'është gati për Ligën e Kampionëve
Sipas trajnerit kroat të bardhebluve, Lonçareviç, skuadra ka nevojë për përforcime
Trajneri kroat i Tiranës, Ilija Lonçareviç, nuk është i kënaqur me kontigjentin që ka në dispozicion, duke pasur parasysh se skuadra ndodhet vetëm pak ditë para sfidës së parë për Champions me Stabaek IF. Ai ka afro një javë që ka marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa tashmë është në gjendje që t'i bëjë edhe një analizë grupit aktual.
Sipas tij, skuadra me mungesat e ditëve të fundit, ku Pezo duket se është larguar, Agolli është shumë pranë firmës me Krivbasin dhe Memelli e Muzaka janë të dëmtuar, nuk është ende gati për të bërë një balllafaqim dinjitoz në kompeticionet europiane. Në një prononcim për "Sportin shiqptar", Ilja Lonçareviç, tha: "Kemi probleme në ekip, pasi ka lojtarë që janë larguar si Agolli dhe Pezo, të dëmtuar janë dy nga titullarët Memelli dhe Muzaka. Pra, në prag të Ligës së Kampionëve, skuadra nuk ka katër nga lojtarët më cilësorë të formacionit të vitit të kaluar, që nuk janë me grupin. Ky është një problem që na prish shumë punë.
Akoma nuk e kemi krijuar një pamje konkrete për lojtarët, por të rinjtë që janë këtu kanë akoma shumë punë për të bërë për të zëvendësuar të larguarit." Në lidhje me dy nga lojtarët që janë në qendër të vëmendjes së teknikut kroat Lonçareviç, sulmuesin shtatlartë Abilaliaj dhe kroatin Rajç, që janë në planet e bardhebluve për sezonin e ardhshëm, Lonçareviç foli me nota optimiste. "Për sa i përket Abilaliajt, me atë që kam parë këto 4-5 ditë, besoj se është lojtar që na duhet, por duhet të bisedojë klubi që e ka çdo gjë në dorë, që ai të bëhet apo jo pjesë jona.
Megjithatë, do të shohim akoma në ditët në vijim për të vendosur. Për sa i përket mbrojtësit Rajç, ai nuk është për provë këtu, është një lojtar që do të jetë një alternativë shumë e mirë në mbrojtje dhe do të na e forcojë ekipin. Pres shumë nga ai, Dabulla apo dhe Osmani. Por nuk ngelet me kaq, pasi neve na duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz në Ligën e Kampionëve dhe në sezonin e ardhshëm, ndaj unë mendoj se skuadra ka nevojë për përforcime të tjera dhe me lojtarë cilësorë që të bëjnë diferencën.
Mendojmë për shumë gjëra, të cilat shpresojmë që të zgjidhim sa më shpejt për të qenë gati,"- e mbylli tekniku i Tiranës, Ilija Lonçareviç. Ndërkohë, tekniku bashkë me stafin kanë ndjekur edhe një ndeshje kampionati, që ka zhvilluar të mërkurën në mbrëmje skuadra e Stabaekut, që ka qenë mysafire në "shtëpinë" e skuadrës së njohur Rozenborg. Kundërshtari i Tiranës në Champions u mund me rezultatin 1-0, ndërsa tekniku kroat foli me superlativa për portierin e Stabaekut dhe sulmuesin që, sipas Lonçareviçit, janë dy lojtarë mjaft cilësorë. Por edhe forma fizike e tyre mjaft e mirë i ka bërë përshtypje kroatit të pankinës së bardhebluve.
Similar topics
» Obi Mikel: E dua Ligën e Kampionëve me Chelsean
» Zhirkov: Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve
» Viola thuajse siguron Ligën e Kampionëve
» Thiago Motta: Në Inter për Ligën e Kampionëve
» Toni: Do ta fitoj Ligën e Kampionëve me Bayernin
» Zhirkov: Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve
» Viola thuajse siguron Ligën e Kampionëve
» Thiago Motta: Në Inter për Ligën e Kampionëve
» Toni: Do ta fitoj Ligën e Kampionëve me Bayernin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi