Bushati: Moshat, gjithmonë në funksion të kombëtares
29062009
Bushati: Moshat, gjithmonë në funksion të kombëtares
Dje është bërë publike lista e 18 futbollistëve të kombëtares U 20, që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare të Peskarës
Më 23 qershor, kombëtarja shqiptare U 20 do të niset drejt Italisë, pikërisht për në Peskara, ku do të zhvillohen Lojërat Mesdhetare. Skuadrën tonë përfaqësuese të futbollit, që përfshin lojtarë të datëlindjes nga 1 janari 1989 e më vonë, do ta drejtojë trajneri i Shpresës, Artan Bushati, që ka bërë publike listën e 18 të rinjve që do të akomodohen në qytetin bregdetar italian. Lista ka përgjithësisht futbollistë nga kampionati shqiptar dhe vetëm dy prej tyre luajnë jashtë, me Belasicën në Bullgari: Ditmar Bici dhe Klodian Semina.
Partizani, Flamurtari, Teuta, Vllaznia dhe Elbasani janë furnizueset kryesore të përfaqësueses shqiptare në këto lojëra, por ka elementë edhe nga Tirana, Lushnja dhe Besa, që plotësojnë organikën e Bushatit. Trajneri i Shpresës ka siguruar se përzgjedhja e futbollistëve është bërë pas një vëzhgimi të hollë dhe të gjatë të kombëtareve të moshave, që janë furnizueset e Shpresës.
"Gjatë një periudhë të caktuar kohore kemi pasur mundësi të shikojmë shumë futbollistë të rinj, për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë, por edhe për të krijuar një 18 she për Lojërat Mesdhetare, që do të zhvillohen në Peskara të Italisë.
Kuptohet në këtë seleksion ne kemi përzgjedhur elementët që kemi menduar se na shërbejnë më shumë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka të tjerë, që mund të përfshihen në ekipet kombëtare në të ardhmen.
Unë kam pasur fatin t'i ndjek kombëtaret e moshave në ndeshjet që kanë zhvilluar në Irlandë dhe Sllovaki dhe kam bërë tri seleksionime me lojtarët që më janë dukur më interesantë. Ndërsa një javë para Gjeorgjisë përzgjodha ata që mendova se janë më të mirët edhe për Lojërat Mesdhetare,"- ka deklaruar shkodrani i 21 vjeçarëve.
Emërimi i Josip Kuzhes në krye të kombëtares ka sjellë një frymë të re, që bazohet në besimin te elementi i ri. Një nga strategjitë kryesore të kroatit është bashkëpunimi me të gjithë trajnerët e moshave, për të përzgjedhur elementin e duhur për kombëtaren.
Bushati ka pranuar se bashkëpunimi do të jetë sa më i gjerë, duke u dhënë përparësi elementëve më premtues: "Kuptohet, Shpresa është furnizuesja kryesore e kombëtares A, kështu që të gjithë lojtarët janë nën vëzhgim për të parë mundësitë që kanë për të luajtur në kombëtare. Sigurisht, ne do t'u japim përparësi atyre futbollistëve që kanë të ardhme, për ta furnizuar sa më mirë kombëtaren."
Në një turne të tillë, me skuadra që kanë traditë dhe cilësi në futboll, është shumë e vështirë të rreshtohesh mes më të mirave. Bushati ka pranuar se do t'i kushtohet vëmendje lojës së hapur, për t'u dhënë mundësi shprehjeje individualiteteve.
"Ky turne do t'u japë mundësi lojtarëve të rinj të tregojnë potencialin dhe mundësitë që kanë. Kuptohet që ne dëshirojmë edhe të marrim rezultate sa më të mira, por mbi të gjitha presim paraqitjen sa më të mirë të futbollistëve tanë.
Shqipëria do të bëjë një lojë ta hapur, për t'u dhënë mundësi individualiteteve të shprehen sa më mirë. Qëllimi ynë është ta furnizojmë kombëtaren në ato role ku ajo ka nevojë, në mënyrë që të mos tërheqim apo shtyjmë lojtarë në formacion për shkak të mungesave të ndryshme.
Të rinjtë duhen stimuluar, por edhe ata duhet të kuptojnë se për të zënë vendin në kombëtare duhet shumë mund e djersë. Qëllimi i Shpresës gjithmonë është të nxjerrë individë për kombëtaren A," - ka përfunduar Artan Bushati.
Similar topics
» Katanec në postin trajnerit të Kombëtares?
» Milan ne Tirane, perballe kombetares ne 12 maj
» Kaka: Gjithmonë do të jem fans i Milanit
» Radcliffe: Gjithmonë do të jem Harry Potter
» Kaka: Reali do të jetë gjithmonë një klub i madh
» Milan ne Tirane, perballe kombetares ne 12 maj
» Kaka: Gjithmonë do të jem fans i Milanit
» Radcliffe: Gjithmonë do të jem Harry Potter
» Kaka: Reali do të jetë gjithmonë një klub i madh
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi