Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Wimbledon: Federer në çerekfinale

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

30062009

Mesazh 

Wimbledon: Federer në çerekfinale Empty Wimbledon: Federer në çerekfinale




Wimbledon: Federer në çerekfinale F.0629203307787_m



Roger Federer ka shënuar fitore edhe në rundin e katërt të turneut Wimbledon, duke mposhtur suedezin Robin Soderling në tri sete (6-4, 7-6, 7-6), të cilin e fitoi edhe në finalen e French Open disa javë më parë.

Me fitoren e sotme zvicerani siguron vend për në çerekfinale të turneut britanik. Numri dy i botës do të ndeshet me kroatin Ivo Karlovic i cili fitoi në katër sete ndaj spanjollit të shtatë në botë, Fernando Verdasco (7-6, 6-7, 6-3, 7-6).

Tenisti i katërt në botë, Novak Djokovic, po ashtu është kualifikuar për në çerekfinale të turneut, duke mposhtur me lehtësi (6-2, 6-4, 6-1) izraelitin Dudi Sela. Serbi do të përballet me Tommy Haas për një vend në gjysmëfinale, pasi gjermani mposhti rusin Igor Andreev (7-6, 6-4, 6-4).

Më tej do të vazhdojë edhe australiani Lleyton Hewitt që është rikthyer nga dy sete disavantazh, për të mposhtur çekun Radek Stepanek (4-6, 2-6, 6-1, 6-2, 6-2).
arti
arti
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 159
Age : 33
Location : Prishtine
Registration date : 19/03/2009

http://www.kampionet.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi