Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milani i Sakit përballë Barçës së Guardiolës

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

30062009

Mesazh 

Milani i Sakit përballë Barçës së Guardiolës Empty Milani i Sakit përballë Barçës së Guardiolës




Skuadra aktuale e Barcelonës, me siguri është një skuadër, e destinuar të hyjë në historinë e futbollit. Ka nga ata që e kanë përcaktuar si skuadrën më të mirë të të gjithë historisë së futbollit, të paktën deri tani. Po si vallë do të qëndronte një krahasim teorik mes Milanit të lavdishëm “të holandezëve” dhe 11 titullarëve të Barçës, kampione e Europës, gjithnjë nëse do të merrej rol për rol. Sidoqoftë, të gjithë e dimë se të përballësh futbollistë të dy kohëve kaq të ndryshme, praktikisht është e pamundur. Pra, krahasimi i mëposhtëm ka qëllimin e vetëm një loje vlerësimi, secili, sipas opinionit të vet. Po kështu, të përzgjedhësh nuk është e lehtë, por në këndvështrimin tonë, Milani në individë është diçka më mirë se sa katalanasit. Sidoqoftë, duhet pasur parasysh se disa futbollistë kuqeblu dhe jo vetëm ata, kanë mundësi të pamata përmirësimi: Pike, Mesi, Injesta mbi të gjithë.



Viktor Valdes ‑ Xhiovani Gali: As njëri dhe as tjetri nuk përfaqësojnë kollona në skuadrat përkatëse, por nëse ish-portieri i madh italian, sido të jetë, garantonte një siguri të mjaftueshme, Valdesi, veçanërisht kur thirret të luajë me këmbë, shpesh i ngjall rrënqethje tifozëve spanjollë.

BARCELONA: 40% ‑ MILAN: 60%
Dani Alves - Tasoti: Të dy mbrojtës të djathtë, por futbollistë shumë të ndryshëm: i pari, më i prirur drejt sulmit, i dyti një mbulues i përkryer. Këta përfaqësojnë dy epoka futbolli mjaft të ndryshme, por dashuria për spektakël, bën që bilanci të anojë, megjithëse për pak, nga braziliani.

BARCELONA: 60% ‑ MILAN: 40%



Pujol - Barezi: Kapitenët! Si njëri ashtu dhe tjetri përfaqësojnë zemrën dhe shpirtin e mirëfilltë të skuadrës. Elegant dhe i ndershëm, i pastër “Franci italian”, diçka më pak i latuar, por gjithë zemër spanjolli Pyjol.

BARCELONA: 40% ‑ MILAN: 60%



Pikè - Kostakurta: Pavarësisht se “Billi” edhe mund të reagojë pa të keq, por ky Pikè, projekton diçka më shumë se sa Kostarkurta në fillimet e karrierës së tij, edhe ajo e shkëlqyer. Po kështu, paçka se Kostakurta është pjesë e asaj katërsheje të hekurt, më të mirës në botë, Tasoti‑Kostakurta‑Barezi‑Maldini, bilanci anon nga spanjolli.

BARCELONA: 60% ‑ MILAN: 40%



Abidal - Maldini: Një sfidë e humbur, ende pa u formuluar mirë nga ana e anësorit francez. Nga një anë një prej mbrojtësve më të mirë të gjitha kohërave (dha lamtumirën nga futbolli para pak javësh me fanellën kuqezi), nga ana tjetër një futbollist mjaft i mirë dhe asgjë më shumë.

BARCELONA: 20% ‑ MILAN: 80%



Injesta ‑ Evani: Sado me keqardhje t’i kundërvihesh Evanit, aq të rregullt, konstant dhe shpesh në maja, por Andrés Injesta, aktualisht është një prej tre mesfushorëve më të mirë të botës. Është i tij goli vendimtar, që e çoi Barcelonën në finalen e fundit të Ligës së Kampioneve.

BARCELONA: 70% ‑ MILAN 30%





Ksavi ‑ Rajkard: Klas dhe gjeometri në shërbim të shokëve. Ajo që mund t’i ndante do të ishte aftësia për të shënuar, diçka që mbetet e barabartë. Spanjolli ama është më i rëndësishëm për ritmet e diktuara të lojës. Për hir edhe të nostalgjisë renditen edhe barabar.

BARCELONA: 50% ‑MILAN: 50%



Turè ‑ Ançeloti: E pamundur të krahasohen të dy mesfushorët; nëse Turè garanton vetëm fazën e thyerjes së sulmeve dhe rolin e digës, Ançeloti ishte i njohur për vizionin e madh të lojës dhe aftësinë për të qenë i rrezikshëm në goditjet nga largësia. BARCELONA: 35% ‑ MILAN: 65%



Mesi ‑ Gulit: “Tulipani i Zi” mund edhe të rrudhë paksa vetullat, por Leonel Mesi mirëfilli është absolutisht numri 1 i botës. Vetëm Diego Armando Maradona mund t’i qëndrojë krahasimit me “Pleshtin”, gjë që me dëshirë do ta pranonte edhe vetë Lioneli. BARCELONA: 65% ‑ MILAN: 35%



Eto ‑ Van Basten: Nga një anë sulmuesi më i mirë i mommentit (i diskutueshëm në këtë rol), nga ana tjetër, me gjasa modeli i tij, sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Kur quhesh Van Basten ke thënë gjithçka për një sulmues. Nuk bëhet fjalë vetëm për epokën e dikurshme, për holandezin ka akoma nostalgji.

BARCELONA: 35% ‑ MILAN: 65%



Henri - Donadoni: Parashikueshmëri dhe sens goli nga një anë, driblime, asiste të panumurta, nga ana tjetër. Dy futbollistë, shumë të ndryshëm, të aktivizuar në role të ndryshëm, por me siguri dy kampionë të padiskutueshëm.

BARCELONA: 60% ‑ MILAN: 40%
bujo
bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi