Lioni: Nuk do të kursejmë në merkato
30062009
Lioni: Nuk do të kursejmë në merkato
Presidenti Ola deklaron se skuadra e tij është më e pasur se rivalët Bordo dhe Marsejë
Zhan‑Mishel Ola, president i Olimpikut të Lionit, ka thënë se skuadra e tij nuk do të ndryshojë këtë verë dhe nuk do të bëhen blerje të mëdha duke qenë se mungojnë paratë për të blerë lojtarë me emër. Megjithatë ai duket se e ndien rrezikun nga skuadrat rivale, si Bordoja dhe Marseja, të cilat janë në gjendje jo të keqe financiare. Bordoja ka shpenzuar 15 milionë euro për Joan Gurkufin, por nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadrën që sapo u shpall kampione e Francës. Ndërkohë, Marseja do të synojë të forcojë repartin mbrojtës, por pa shpenzuar tepër. “Mendoj që Olimpiku i Lionit do të bëjë merkato të kujdesshme në fillim të verës, duke qenë se lojtarët tanë janë të gjithë nën kontrata”, ka deklaruar Ola për faqen zyrtare të klubit të Lionit në internet. “Bordoja dhe Marseja do të bëjnë një merkato të vështirë, sepse titulli kërkon edhe disa blerje të shtrenjta”, - ka shtuar Ola, i cili më pas ka pohuar se Klod Puel, menaxheri i përgjithshëm i Olimpikut të Lionit, do të ketë dorë të lirë të shpenzojë më shumë se rivalët kryesorë. “Ne e kemi marrë parasysh krizën dhe e dimë se nuk mund të bëjmë çfarë duam. Në përgjithësi, Pueli ka më shumë burime se klubet e tjera”, ka deklaruar Ola. Për merkaton e Lionit ka pak spekulime. Eshtë thënë se David Trezege mund të veshë këtë sezon fanellën e Lionit, ndërsa menaxheri i lojtarit të Romës, Xheremi Menez, ka mohuar spekulimet se Lioni është i interesuar për Menezin. Edhe Barcelona ka mohuar kontaktet me Lionin për islandezin Eidur Gudjohnsen.

bujo- Anetare 10 %
- Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi