Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marsejë Zona Champions, objektivi i Deshampit

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

30062009

Mesazh 

Marsejë  Zona Champions, objektivi i Deshampit Empty Marsejë Zona Champions, objektivi i Deshampit




Presidenti i Olimpikut të Marsejës, Pape Diuf, i ka kërkuar trajnerit të Marsejës ta çojë skuadrën në Ligën e Kampionëve vitin që vjen, edhe pse ka pranuar se është ende herët për të bërë një parashikim më të saktë të shpresave të klubit mesdhetar. Olimpiku i Marsejës pritet të jetë aktiv në merkato këtë verë dhe synon të blejë disa lojtarë për ta bërë këtë objektiv realitet. “Nuk mund të kënaqemi me më pak se objektivat tonë”, ka thënë Diuf në faqen zyrtare të klubit në internet, duke aluduar se tifozët e shumtë në stadium dhe shpenzimet për ekipin duhet të shpërblehen me pjesëmarrje të rregullt në kupat e Evropës. “Edhe një herë ne kërkojmë si objektiv kualifikimin e drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve. Kjo do të thotë që synojmë dy vendet e para në kampionat. Do të përpiqemi të konkurrojmë mirë edhe në kupat e ndryshme kombëtare, duke shkuar sa më larg. Por është edhe Liga e Kampionëve, në të cilën nuk mund të konkurrojmë për sa i përket shpenzimeve. Megjithatë, do të përpiqemi të jemi në lartësinë e duhur, edhe pse nuk do të jetë e lehtë.” Deshamps, i cili thuhet se po udhëton nëpër Evropë për të blerë lojtarë, ka bërë mrekullinë në Ligën e Kampionëve me Monakon, duke i bërë ata finalistët më të befasishëm të këtij kompeticioni në sezonin 2003‑04, ku u mundën nga Porto e Mourinjos.
bujo
bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi