Eto drejt Anglisë, Aguero ëndërron Barçën
30062009
Eto drejt Anglisë, Aguero ëndërron Barçën
Sulmuesi i Barcelonës është dakord me një transferim në Premier Ligë, ndërsa Serxhio kërkon ndihmën e Mesit
Menaxheri i Samuel Etosë ka bërë të ditur se sulmuesi i Barcelonës mund të pranojë një ofertë nga Premier Liga. Disa ekipe me emër në Angli si Çelsi apo Mançester Siti janë interesuar për kamerunasin, teksa menaxheri i tij, Hoze Maria Mesales, pranoi se asnjë ofertë nuk ka ardhur në mënyrë të drejtpërdrejtë, por nëse do të vinte nuk do të refuzohej. Duke folur për shtypin spanjoll, Mesales tha: “Kam biseduar me Etonë përpara se të largohej për në Afrikë. Ai e ndjen veten pjesë e Barcelonës, por nuk do të kalojë një tjetër verë si ajo e shkuara kur ishte me valixhet gati. Samuel kërkon të dijë ku do të luajë në katër apo pesë vitet e ardhshme dhe këtë do ta përcaktojmë gjatë kësaj jave”. Në lidhje me një kalim të mundshëm në Angli, menaxheri i sulmuesit, tha: “Do të ishte një “pistë” interesante. Nuk kam folur me Etonë, sepse nuk kam pasur asnjë ofertë konkrete, por le të themi të vërtetën: asnjë futbollist në botë nuk do të refuzonte Premier Ligën”. Samuel Eto shënoi 29 gola në kampionatin e fundit, por sipas shtypit spanjoll, Barcelona dëshiron ta shesë për t’i liruar vendin Zllatan Ibrahimoviçit, në ardhje nga Interi. Mançester Siti është kandidati kryesor për të marrë kamerunasin.
SERXHIO AGUERO - Ndërkohë, Serxhio Aguero, ka shtangur tifozët e Atletikos së Madridit, duke thënë se shpreson që bashkëpatrioti i tij Lionel Mesi ta ndihmojë të transferohet te Barcelona. Por gjithashtu, ai ka thënë se nuk do ta vishte kurrë fanellën e Real Madridit. Sulmuesi 21-vjeçar e bëri këtë deklaratë nga Argjentina, atje ku luajti në pjesën e parë të eleminatores së fituar 1-0 ndaj Kolumbisë. “Shpresoj që Mesi të më marrë me vete te Barcelona, por është një çështje që i përket drejtuesve, - tha Aguerro, i cili ka qenë partneri i Mesit në kombëtaret e moshave të Argjentinës. - Asnjëherë nuk do të luaja te Reali i Madridit, sepse dua që t’i respektoj tifozët e Atletikos për t’i shlyer mbështetjen. Por nga ana tjetër ëndërroj të luaj përkrah Mesit te Barcelona”. Serxhio Aguerro ka një kontratë deri në vitin 2011 me Atletikon e Madridit dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampioneve. “Normalisht unë e konsideroj veten si pjesë të planeve të Atletikos dhe si lojtar i rëndësishëm i kësaj skuadre, por një 20-vjeçar e ka të vështirë ta mendojë të ardhmen e tij, duke luajtur vetëm me të njëjtën fanellë” - përfundoi Aguerro.

bujo- Anetare 10 %
- Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009
Similar topics
» Terry: Anglisë ende i duhet Beckhami
» Aguero= €45m + Deco
» Aguero: Mendoj vetëm për Atleticon
» Bilbao ndal Barcën, Reali në krye
» Vidic: Kam refuzuar Milanin, Barcën dhe Realin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi