Lorik Cana, problemet në gju vazhdojnë
20032009
Lorik Cana, problemet në gju vazhdojnë
Lorik Cana vazhdon të ketë probleme me gjurin e djathtë.
Edhe pse u krijua ideja se mesfushori 25-vjeçar u riaftësua plotësisht nga dëmtimi, ai nuk luajti në takimin me Ajaksin, sepse kishte dhimbje.
Edhe pa ndihmën e kapitenit, Olimpik Marseja u kualifikua në çerekfinalet e Kupës UEFA, pas barazimit 2-2 (francezët kishin fituar 2-1 në takimin e parë). Pas ndeshjes në “Amsterdam
Arena”, trajneri Erik Gerets shpjegoi përse vendosi të mos e aktivizonte Canën. Gjithsesi, ai dha lajme të mira për Kombëtaren shqiptare, përpara sfidave me Hungarinë dhe Danimarkën.
“Pas kualifikimit në Kupën UEFA, Olimpik Marseja po përjeton një javë shumë emocionuese, pasi luftojmë në Evropë, por edhe për titullin kampion në Ligën 1”, deklaroi tekniku belg. “Lorik Cana? Vendosa që në ndeshjen me Ajaksin mos ta kisha në dispozicion as në stolin e rezervave. Mendoj se bëra zgjedhjen e duhur, pasi ai ndjeu një tjetër problem në gju. Gjithsesi, Cana do të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës në kampionat, ku luajmë me Nantën”.
Fakti që dëmtimi i mesfushorit nuk është i rëndë, i jep siguri trajnerit Ari Han, në prag të sfidës së 28 marsit në “Qemal Stafa”.
Kundër të besuarve të Ervin Kuman, kuqezinjtë luajnë një prej ndeshjeve më delikate të eliminatoreve të Botërorit 2010. Tri pikët janë të detyrueshme, pasi hungarezët janë një rival direkt në grup, por edhe për të hedhur pas shpine rezultatin zhgënjyes në fushën e Maltës. Në përballjen e La Valetas, mungesa e Lorik Canës dhe e Altin Lalës ndikoi në barazimin 0-0.
Në anën tjetër, duket se ka qenë pikërisht sfida e luajtur më 11 shkurt ajo që ka sjellë “përjashtimin” e Erjon Bogdanit.
Sulmuesi 31-vjeçar nuk u paraqit në nivelet e zakonshme përballë Maltës dhe rasti i humbur përballë portierit Haber i kushtoi vendin në skuadër. Nëse lojtari i Kievos do të kishte shënuar, tri pikët do të ishin shndërruar në formalitet dhe tashmë kuqezinjtë do të ishin në krye të grupit. Një gabim që nuk i është falur nga trajneri Han, i cili nuk ndryshoi mendje as pas golit të parë të Bogdanit në këtë edicion të Serisë A, në ndeshjen e fundjavës së kaluar me Lacion.
mendy- Moderator
- Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009
Similar topics
» Vazhdojnë problemet për Arsenalin
» Lorik Cana drejt Volfsburgut?
» Vazhdojnë shpresat e Liverpoolit
» Hamburgu, 6 milione euro per Lorik Canen
» Wimbledon: Motrat Williams vazhdojnë garën
» Lorik Cana drejt Volfsburgut?
» Vazhdojnë shpresat e Liverpoolit
» Hamburgu, 6 milione euro per Lorik Canen
» Wimbledon: Motrat Williams vazhdojnë garën
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi