Anuloni porosinë e dërguar me Gmail
Faqja 1 e 1
21032009
Anuloni porosinë e dërguar me Gmail
Nëse e përdorni këtë shërbim pa pagesë të kompanisë Google, sigurisht që së paku një herë ju ka ndodhur të keni dërguar e-mail, të cilin për ndonjë arsye të caktuar keni dëshiruar ta anulonit. Google ka integruar një shtojcë të re e cila ua mundëson pikërisht këtë gjë.
Edhe po që se e keni nisur porosinë në adresë të gabuar, apo nuk e keni shkruar tërë përmbajtjen e porosisë, keni harruar të shtoni ndonjë bashkëngjitje, të cilën keni dashur t’ia dërgoni, apo keni bërë diçka që me dëshirë do të donit ta anuloni dërgimin e porosisë, Google prej tani e tutje u mundëson këtë me një shtojcë për Gmail.
Pasi që të shtypni Send, mbi dritaren e arkës (inbox) tuaj virtuale do t’ju paraqitet tasti Undo, i cili në periudhën kohore prej pesë sekondash u mundëson anulimin e dërgimit të porosisë.
Natyrisht, këtë opsion duhet ta aktivizoni, e këtë e bëni në përzgjedhësin Gmail Labs dhe me aktivizimin e shtojcës Undo Send.
mendy- Moderator
- Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi