Gaskoin: Është dashur ta zgjidhja Mançester Junajtedin
21032009
Gaskoin: Është dashur ta zgjidhja Mançester Junajtedin
Një orë dhuratë nga presidenti i EHF-së, Tor Lian, në mënyrë figurative simbolizon orët që hendbolli kosovar duhet t’i numërojë deri në pranimin e plotë në Federatën Evropiane. Me këtë simbolikë e përfunduan vizitën e tyre dyditore në Kosovë dy njerëzit e parë të Federatës Evropiane të Hendbollit.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, presidenti i EHF-së Tor Lian dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj federate Mihael Viderer, janë pritur nga presidenti Fatmir Sejdiu. Sigurimi i një përkrahje më të madhe nga shteti, ekskluzivisht në krijimin e një infrastrukture të mirëfilltë, kanë qenë kërkesat bazë të delegacionit evropian drejtuar krerëve të institucioneve kosovare. Pas vizitës te presidenti i vendit, dyshja Lian-Viderer është pritur nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi. Ata kanë përshëndetur gatishmërinë e Qeverisë kosovare për të ndihmuar sportin, posaçërisht hendbollin! Pas takimit me zëvendëskryeministrin Kuqi, Tor Lian dhe Mihael Viderer kanë shpalosur në një konferencë me përfaqësuesit e mediave të gjitha detajet e vizitës së tyre në Kosovë, duke ritheksuar nevojën e domosdoshme të përkrahjes më të madhe të shtetit për sportin, veçanërisht hendbollin. “Javën e ardhshme ne do të paraqesim raportin e vizitës dy ditore në Kosovë para Komitetit Ekzekutiv të EHF-së, që do të mbahet në Vjenë të Austrisë. Ndërkaq më 12 dhe 13 qershor në Stamboll të Turqisë do të mbahet Kongresi i EHF-së, ku Kosova do të jetë në agjendë dhe do të shqyrtohet mundësia e pranimit të plotë të FHK-së”, ka thënë ndër të tjera Lian. Vizita e krerëve të EHF-së në Kosovë, ishte më e rëndësishmja në sportet ekipore në periudhën e pasluftës, kjo falë këmbëngulësisë së vetë kreut të Federatës kosovare, Mexhit Devaja, i cili vazhdimisht i ka thumbuar zyrtarët evropianë, duke kërkuar nga ata më shumë vëmendje për hendbollin e Kosovës. Pritet që nga kjo vizitë, sekretari i përgjithshëm i EHF-së, austriaku Mihael Viderer të përpilojë një raport pozitiv, duke treguar edhe njëherë simpatinë për përkushtimin e hendbollistëve kosovarë që të jenë pjesë e Evropës dhe Botës.
mendy- Moderator
- Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009
Similar topics
» KAKA ne mancester
» Bigi mohon të ketë të dashur
» Hles është i lumtur në Barcelona
» Trezeguet nuk është i lumtur te Juventus
» Ibra: Danimarka nuk është Barcelona
» Bigi mohon të ketë të dashur
» Hles është i lumtur në Barcelona
» Trezeguet nuk është i lumtur te Juventus
» Ibra: Danimarka nuk është Barcelona
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi