Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berluskoni i ri: Do të jetë një vit tranzicio oni

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

08072009

Mesazh 

Berluskoni i ri: Do të jetë një vit tranzicio oni Empty Berluskoni i ri: Do të jetë një vit tranzicio oni




Djali i presidentit të kuqezinjve, Pier Silvio ka folur për largimin e Kakàsë dhe për sezonin e ardhshëm

Ah Kakà!. Një blerje e re nuk do të arrijë asnjëherë të zëvendësojë talentin e tij. Ky është mendimi i djalit të Berluskonit, Pier Silvio. “Unë flas gjithmonë si tifoz. Nuk di të them nëse shitja e tij ka qenë një vendim i duhur. Por nëse do të pasohet me investime për lojtarët e rinj mendoj se ka qenë një gjë e drejtë. Kjo është rruga që kemi vendosur të ndjekim, do të jetë vitit i ndryshimit”. Më pas, zëvendëspresidenti i grupit mediatik Mediaset, ka komentuar kalimin e Leonardos në drejtimin e Milanit. “Për mua është një gjë shumë pozitive, sepse është një njeri i zgjuar dhe aq sa duhet ambicioz. Eshtë i ekuilibruar”. Ndoshta një Kapelo i ardhshëm. “Tek Milani të gjithë kanë fituar shumë, është një detyrë e vështirë, mbi të gjitha për atë që sapo është bashkuar me grupin”. Në lidhje me merkaton, Berluskoni i ri, ka shprehur preferencën e tij për sulmuesin e kampionëve të Gjermanisë, Volfsburgut. “Mua më pëlqen shumë Dzeko, ai ka dëshirë të vijë tek ne, por nuk e kanë lejuar. Do të thotë se do të mbështetemi tek lojtarët e rinj, Bereta e Zigoni. Pas shumë vitesh të mbushura me suksese ekziston një projekt i klubit, që duhet rishikuar. Do të duhet durim, do të jetë një viti lodhshëm”. Flitet edhe për Ronaldinjon si lojtarin që duhet të zëvendësojë Kakànë, edhe pse Berluskoni i ri ka qenë kundër blerjes së brazilianit: “E konfirmoj: nuk kam qenë dakord me ardhjen e Ronaldinjos ashtu si me rikthimin e Shevçenkos. Të shohim”. Më pas, djali i Berluskonit, ka zbuluar edhe lojtarin që ëndërron ta shohë me fanellën e “Djallit”. “Eshtë Ibrahimoviç. Pikërisht, një ëndërr”. Në fund ka ardhur një koment pikërisht për sukseset e shumta të kushërinjve zikaltër. “Ka të drejtë Mourinjo: ne ‘zero tituj’. Janë të fortë. Për ne do të jetë një vit tranzicioni. Galiani kërkon të arrijmë midis tre skuadrave të para? Edhe unë jam dakord me këtë”, ka thënë Berluskoni i ri.
bujo
bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi