Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Santana ndez Shkupin

Shko poshtë

Santana ndez Shkupin Empty Santana ndez Shkupin

Mesazh nga amir Sat Jul 11, 2009 6:43 pm

Santana ndez Shkupin F.0711150140159_m
Të premten mbrëma, kitaristi legjendar Carlos Santana ka mbajtur një koncert në Shkup, ku ishin të pranishëm një numër i madh fansash nga Kosova.

Me tingujt kitarës së tij, Santana krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme në kryeqytetin maqedonas duke grumbulluar afër 15.000 fansa, ndërsa më shumë se 1.000 prej tyre kishin udhëtuar nga qendra të ndryshme të Kosovës.

Hitet e tilla si “Europa”, Black Magic Woman”, “Maria”, “Smooth” etj., ishin këngët që u ndoqën me brohoritje dhe disa prej tyre këndoheshin nga publiku.

Pas koncertit, në një lokal të Shkupit ishte organizuar një ‘pasndejë’ për fansat shqiptarë, ku nikoqir ishte grupi “Amon M’Ra”, mirëpo fansat u trajtuan edhe me muzikë nga bendi kosovar “Kthjellu”, dhe po ashtu performuan edhe Andos (bashkë me grupin “Kthjellu") dhe Babuka.
amir
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 31
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi