Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nostradamusi - parashikuesi me i madh i bot

Shko poshtë

Nostradamusi - parashikuesi me i madh i bot Empty Nostradamusi - parashikuesi me i madh i bot

Mesazh nga floroS Sat Mar 21, 2009 1:44 am

Nostradamusi - parashikuesi me i madh i botes

Qe nga publikimi i librit Les Propheties e qe eshte
botuar e ribotuar shume here qe nga vdekja e tij e Nostradamusi ka
terhequr vemendjen e pothuajse te gjithe njerezve qe ndjekin kultin.
Entuziastet e tij te shumte, e mos te flasim per shtypim, e lavderojne
ate per parashikimin e nje vargu te gjere te ngjarjeve kryesore qe i
kane shenuar zhvillimet gjate shekujve te kaluar.

Nostradamus (Michel de Nostredame) u lind me 14 dhjetor 1503, ne
qytetin francez St. Remy dhe vdiq me 2 korrik 1566. U shkollua ne
Avignon ku studioi filozofine,
gramatiken dhe retoriken, pervee ketyre studioi edhe letersine klasike, mjekesine, historine dhe astrologjine.

Nostradamus-i ishte nje nga publikuesit me te medhenj boteror te
profecive. Ai njihet me se shumti per librin e tij Les Propheties,
edicioni i pare i te cilit u paraqit ne vitin 1555. Qe nga publikimi i
ketij libri e qe eshte botuar e ribotuar shume here qe nga vdekja e tij
- Nostradamusi ka terhequr vemendjen e pothuajse te gjithe njerezve qe
ndjekin kultin. Entuziastet e tij te shumte, e mos te flasim per
shtypim, e lavderojne ate per parashikimin e nje vargu te gjere te
ngjarjeve kryesore qe i kane shenuar zhvillimet gjate shekujve te
kaluar.

Ne shekullin gjashtembedhjete Francen e kaploi epidemia e mortajes. Ne
kete kohe Nostradamusi u dallua si mjek i shkathte, i cili iu kundervu
kesaj semundjeje misterioze me tere fuqine qe posedonte dhe pati nje
sukses te madh. Ne lufte kunder kesaj semundje ai perdorte si mjet
kryesor, aplikimin e higjienes personale dhe doza te medha te vitamines
C. Kur hynte ne fshat te infektuar, pikesepari kerkonte menjanimin e
kufomave nga rruget. Pacienteve, se pari, u rekomandonte sa me shume
ajer te paster, ujera te pastra dhe ilae, te cilin e kishte mbaruar
vete.

Me vone, ne kohen e nje epidemie te rende te mortajes, Nostradamusi
perjetoi nje tragjedi te rende familjare dhe, sado qe u perpoq
maksimalisht teua shpetonte jeten, i vdiqen bashkeshortja me te dy
femijet.

I deshperuar nga tragjedia familjare, Nostradamusi filloi te dyshonte
ne aftesite e veta mjekuese dhe per gjashte vjetet vijues, brodhi neper
Evrope poshte-lart pa ndonje cak. Duke kaluar neper periudhen me te
erret te jetes, ai, per here te pare, filloi tei verente aftesine e
veta te parashikimit te se ardhmes.

Shperthimi i mortajes ne Aix, atehere kryeqytet i Provanses, per nente
muajt rresht, e nxiti Nostradamusin qe prape te merrej me sherimin e te
infektuarve dhe te shpetonte sa me shume njerez. Pas zhdukjes se
mortajes, ai shperblehet nga paria e qytetit te Aix-it me nje pension
jetesor.

Dhjete vjet pas vdekjes se bashkeshortes dhe te femijeve, Nostradamusi
vendoset ne Salon dhe martohet perseri. Ne martesen e dyte i lindin tri
vajza dhe tre djem. Nostradamusi e shnderroi katin e dyte te shtepise
ne nje laborator (astrolaborator), ne te cilin kishte mjete te ndryshme
per magjite dhe predikimet qe do te bente i mbyllur ne laborator. Ne
kete menyre ne vete zgjoi vizione te euditshme, te cilat me vone filloi
tei shenoje.

Per disa vite me radhe Nostradamusi u mendua nese do tei bente publike
predikimet e tij apo jo. Perfundimisht ne vitin 1550 ai per here te
pare publikoi almanakun e tij te profecive, i cili perbehej prej
dymbedhjete pjeseve nga kater rreshta me vone te quajtura estrofae.
Secili strofe permbante predikime themelore per vitin pasues.

Almanaku hasi ne mirepritje te lexuesit dhe kjo e nxiti Nostradamusin
qe ta vazhdonte punen e tij. Ai vazhdoi publikimin e nje almanaku edo
vit pasues.


Vepren e tij me te famshme, The Centuries (Shekujt), Nostradamusi
filloi te shkruante ne vitin 1554, derisa shkroi dhjete vellime me nga
100 strofa. Shekujt I deri ne IV i botoi ne Lyon ne vitin 1555, kurse
tri pjeset e mbetura pak me vone. Tri pjeset e fundit Nostradamusi i
botoi ne vitin 1558 dhe ate ne ekzemplare te kufizuar, te cilet ua
shperndau njerezve te caktuar.

Vepra e tij Shekujt ka perjetuar botime te ribotime te vazhdueshme gjate 400 vjeteve te fundit te historise se njerezimit.
Ne kohen e botimit te tyre, por dhe sot, profecite e Nostradamus-it
kane hasur ne vleresime dhe kritika te ndryshme. Kombinimet e fjaleve
franceze, sllave, greke, latine dhe italiane te shkruara, ne menyre
enigmatike, si gjeegjezave, lojera fjalesh, anagrameve dhe epigrameve
per interpretimin e te cilave duhet pasur dituri te madhe ne nje varg
te gjere subjektesh.

Qe prej botimit te veprave te Nostradamus-it ne shekullin XVI e deri me
diten e sotme, nje numer i madh i studiuesve jane magjepsur me veprat e
tij dhe kane tentuar tei kuptojne dhe tei deshifrojne ato. Predikimet e
tij jane te shumta dhe shume prej tyre nuk jane interpretuar akoma.

Per injorantet, mendjeshkurtrit, Nostradamus-i ishte nje krijese e
dreqit. Nga filozofet, Nostradamus-i vazhdon te lavderohet dhe te
mallkohet. Poetet mbesin te hutuar nga kuptimi i strofave te tij te
egra. Interpretimi eshte i hapur per te gjithe. Pos atyre profetike, qe
jane permbushur gjate periudhave te ndryshme kohore, askush nuk eshte
ne gjendje ta interpretoje ne forme te sakte dhe finale ndonje nga
profecite e Nostradamusit, qe flasin per te ardhmen tone. Kjo eshte nje
fushe e hapur per individe, studime te veeanta. Ndoshta edhe ky ishte
qellimi.
Ato qe jane interpretuar, jane interpretuar pasi qe ngjarjet kane
ndodhur dhe asnjehere ato nuk kane sherbyer qe nje ngjarje e caktuar te
evitohet.

Deri ne fund te jetes Nostradamusin e mbajti kthjelltesia e mendjes.
Para se te vdiste, saktesisht naten e fundit, kur ndihmesi i uroi nate
te mire, predikuesi francez ia kthen pershendetjen dhe i rrefen se te
nesermen ne mengjes do te gdhihej i vdekur. Dhe ashtu ndodhi. Me 1
korrik 1566 Nostradamusi vdes. Varroset ne pozite vertikale (ne kembe)
pasi ashtu edhe e kishte lene porosi/amanet.

Ky predikues francez nga shekulli XVI i ka parapare shumicen e
ngjarjeve boterore. Disa nga parashikimet e tij, te bera realitet,
jane: 1. Arratisja e Ludovikut XVI ne Varen, 2. Revolucioni ne France e
Rusi, 3. Dy lufterat boterore, 4. Lufta ne Afganistan, 5. Epidemia e
AIDS-it, 6. Hedhja e bombes atomike ne Hiroshime dhe Nagasaki, 7.
Vrasja e Kennedit, 8. Shembja e murit te Berlinit, 9. Holokausti i madh
gjerman dhe terrori nazist, etj. etj. Ai, gjithashtu, ka parashikuar
edhe fundin e botes. Sipas tij, tragjedia ne New York eshte pretekst
per fillimin e luftes se trete boterore, ku do te zhvillohet lufte e
madhe ndermjet myslimaneve dhe te krishtereve. Iniciator per kete sipas
profecive te Nostradamusit do te jete antikrishti i trete, te cilin ai
e quan eMabuse, i cili vjen nga Lindja e Mesme. Dy antikrishtet e pare
jane deshifruar, si Napoleoni dhe Hitleri, kurse per te tretin mendohej
se eshte Sadam Hyseini, por tani ka edhe mendime se behet fjale per
kryeterroristin Osama Bin Laden.

Nastradamusi e ka parashikuar edhe tragjedine e 11 shtatorit ne New
York, me nje varg te tij: eNe muajin e nente te vitit, ne shekullin e
ri. Nje mbret i madh i Terrorit do te vije nga qielli. Qielli do te
digjet me 45 grade. Zjarri i afrohet qytetit te rie.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi