Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bioenergjia

Shko poshtë

Bioenergjia Empty Bioenergjia

Mesazh nga floroS Sat Mar 14, 2009 8:00 pm

Fjala bioenergji rrjedh nga fjalet greke: bio- jete dhe energji- pune, veprim.

Njeriu ekziston duke u sherbyer me energji universi, pra njeriu nuk eshte i kufizuar vetem me lekuren e vet, por edhe me potencialin e pakufizueshem te rrezeve ne hapesire dhe kohe. Keto rreze, kjo energji qarrkullon neper trupin e tij, nepermjet qendrave perkatese energjetike, te ashtuquajtura eAKRA (qendrat e energjise. Gjithsej jane shtate) dhe mbane organizmin ne harmoni me ambientin e jashtem. Derisa ne fizik, kjo energji vepron per kryerjen e nje veprimi ose pune ne boten e jashtme materiale, ne psikologji kjo energji vepron per gjallerimin e aktivitetit psikik, kuptimeve mentale, perjetimeve emocionale etj.

Bioenergjia perdoret per sherimin e semundjeve ose lehtesimin e dhembjeve tek te semurit, me ane te furnizimit natyror me energji, pa ndihmen e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjine tone personale, me ane te duarve, mbi trupin e personit te semure, pa e prekur ate. Edhe G. Jungu ne teorin e tij te "vetedijes kolektive...", thote se njeriu eshte qenie psikoenergjetike dhe se shendeti i tij varet nga ajo se si energjia kalon neper trupin e tij, madje, efare ndien, mendon, deshiron etj.

Historia
Bioenergjia njihet nga njerezimi qe nga kohet e lashta. Indianet e njohin kete energji qysh para 5000 vjetesh dhe e quajne "prana". Kete energji universale ata e konsiderojne burim te jetes. Edhe kinezet e njohin kete energji dhe e quajne "Ch'i". Kjo energji permban dy pole te forces, jin dhe jang. Kur jin dhe jang jane ne baraspesh, sistemi i gjalle (organizmi) eshte i shendosh, ndersa kur midis tyre sundon dis'harmonia (jo baraspesha), si rezultat kemi gjendje te semure. "Kaballa"- teoria mistike e hebrenjve, qe ka filluar te paraqitet rreth 450 vjet para krishtit, bene fjale per kete energji si drite astrale. Krishterimi portreton Isain dhe figurat e tjera te larta shpirterore te rrethuara me drite mbi koke (aureole). Edhe Paracelzusi, ne mesjete, kete energji e ka quajtur "ilaster" dhe thoshte se "ilasteri" eshte i perbere nga forcat e jetes dhe materies.

Eksperimente shkencore
Me eksperimentime ne kete fushe u bene edhe shume personalitete shkencore.

V. Rajhenbahu kaloi 30 vite duke eksperimentuar ne kete leme.

Dr. V. Kilner ne kerkimet e veta rreth energjise njerezore zbulon tri shtresa ne forme te mjegulles rreth trupit te njeriut. Kete mbeshtjelles ai e quajti "aura" (aura eshte fushe energjetike e njeriut dhe eshte e lidhur ngusht me jeten e tij). Mund te pershkruhet si mjegull, qe e rrethon dhe e pershkon trupin fizik dhe emeton rreze karakteristike. Kjo fushe e aures perbehet nga shtate shtresa. Secila shtrese e aures eshte e lidhur me shtate eakrat. Keshtu qe, shtresa e pare eshte e lidhur me eakren e pare, e dyta me te dyten, e keshtu me rradhe).

Dr. V. Rajn, psikiater dhe koleg i Frojdit, kete energji e quajti "orgon". Ne periudhen 1930-50 Rajn eksperimetoi me me kete energji duke i shfrytezuar instrumentet me te avancuara te kohes dhe verejti se kjo energji pulson ne natyre dhe ate, rreth te gjitha lendeve organike dhe joorganike. Edhe nje grup shkencetaresh nga Bashkimi Sovjetik zbuluan se organizmat e gjalle emetojne vibracione energjetike ne frekuencat reth 300-2000 nanometra, dhe kete energji ata e quajten "bioplazem". Kah fundi i viteve 60, u lajmerua per here te pare aparati per fotografimin e aures (bioenergise), te cilin e zbuloi elektricisti dhe fotoamatori S. Kirilijan nga Krasnodova (Rusi), bashke me te shoqen Valentinen, dhe u quajt "fotografia e Kirilijanit". Ne keto fotografi shihen qarte llojet e dritave, diku me te forta e diku me te dobeta (varesisht nga lenda). Kjo drite ka forme te flakes ose rrezeve. Kirilijani, gjate eksperimenteve te gjata, arriti te konstatoje e secila substance e ka strukturen e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturen krejt te ndryshme te drites nga gjethi i ndonje bime. Metali tregon drite fare te dobet, ndersa organizmat e vdekur nuk rrezatojne fare drite.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 31
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi