Moti, dëbora shtyn tri ndeshje
21032009
Moti, dëbora shtyn tri ndeshje
Shtyhen tri ndeshje të Kategorisë së Parë, të cilat ishin parashikuar për t’u luajtur sot, sipas programit të javës së 23-të.
Shkak për këtë është bërë pikërisht moti i keq që ka goditur Shqipërinë në 48 orët e fundit.
Dëbora e bardhë ka “pushtuar” jo vetëm zonat verilindore, por edhe ato juglindore, madje çrregullime të mëdha nga shirat e shumta kanë pësuar edhe qytetet e pjesës qendrore të vendit tonë. Sidoqoftë, përmbytjet e rrugëve në qytetet kryesore të vendit duket se nuk i kanë bërë të papërdorshme stadiumet.
Por më e rëndë paraqitet gjendja në aksin Pogradec-Ersekë, ku dëbora ka zbardhur fushat e futbollit. Në këtë pjesë të vendit ishte parashikuar që të luheshin tri ndeshje: Pogradeci-Naftëtari, Skënderbeu-Besëlidhja dhe Gramozi-Ada, të cilat me një vendim të FSHF-së janë shtyrë. Duke parë vështirësitë e mëdha edhe në akset rrugore të qyteteve në fjalë, FSHF-ja ka marrë vendimin për t’i shtyrë këto ndeshje në një datë tjetër, që do të vendoset në ditët në vazhdim.
mendy- Moderator
- Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009
Similar topics
» De Rossi mund të mungojë në dy ndeshje
» City dhe Barcelona do të zhvillojnë ndeshje miqësore
» Beqiri: Çdo ndeshje është si një finale
» Iniesta: Ishte ndeshje e përsosur
» Wenger premton ndeshje madhështore
» City dhe Barcelona do të zhvillojnë ndeshje miqësore
» Beqiri: Çdo ndeshje është si një finale
» Iniesta: Ishte ndeshje e përsosur
» Wenger premton ndeshje madhështore
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi