Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Së shpejti Facebook 3.0 për iPhone

Shko poshtë

22082009

Mesazh 

Së shpejti Facebook 3.0 për iPhone Empty Së shpejti Facebook 3.0 për iPhone




Së shpejti Facebook 3.0 për iPhone F.0817105554760_m
Versioni 3.0 i rrjetit online të njohur botërisht Facebook i përshtatur për përdorim me anë të iPhone është kryer në masë të madhe, dhe se është në dispozicion për testim.

Inxhinieri softuerik Joe Hewitt në shërbimin për mikro-blogje Twitter ka zbuluar: “Sapo kam ngarkuar aplikacionin Facebook për iPhone 3.0 në App Store".

Ai ka theksuar se gjatë javës do të publikojë edhe më shumë detaje në lidhje me aplikacionin i cili është jashtëzakonisht i popullarizuar dhe të cilin po e testojnë ekspertët e kompanisë Apple.

Për përdoruesit, qasja do të jetë e ngjashme me atë nga kompjuteri. Në fillim të gushtit Facebook ka njoftuar se janë duke testuar versionin e “lehtë” të faqes shfletimi i së cilës do të jetë më i thjeshtë dhe më i shpejtë.

FB 3.0 për iPhone do të përmbaj 15 opsione të reja, në mesin e të cilave janë shtimi i profileve dhe faqeve të preferuara, kërkimi më i lehtë dhe njoftimet, mundësia e rritjes së fotografive të shtuara në album të ri si dhe gjëra tjera.

Facebook vazhdimisht gjendet në mesin e pesë aplikacioneve më të përdorura në App Store, gjersa ai është shpallur edhe si aplikacioni më i popullarizuar në të cilin bota ndonjëherë është qasur.

Kur ky version për iPhone të lëshohet zyrtarisht, pritet se ai do të shkarkohet nga më shumë se dhjetë milionë përdorues të iPhone e iPod.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi