Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Juventusi pranon, 18 milionë € për Kasanon

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

21032009

Mesazh 

Juventusi pranon, 18 milionë € për Kasanon Empty Juventusi pranon, 18 milionë € për Kasanon




Shumë shkëmbime dhe një investim mjaft i madh për të zëvendësuar Nedved. Juventusi është në kërkim të Kasanos, por Xhovani Koboli Xhili nuk përmend emra. Merkatoja e bardhezinjve është vendosur tashmë. “Ranieri po punon shumë, – ka deklaruar presidenti. – Ai ka një kontratë me ne, e cila do të respektohet. Kasano është një lojtar i madh dhe Juve nuk mund të bëjë gjë tjetër, veçse t’i vëzhgojë këta lojtarë të talentuar. Por kemi vendosur të mos përmendim më asnjë emër. Juventusi do të bëjë një merkato të kujdesshme. Kriza ekonomike ka përfshirë edhe botën e futbollit. Në merkaton e ardhshme do të bëhen më shumë shkëmbime, por Juventusi ka ndërmend të investojë në një blerje të përshtatshme për një kampion, për të zëvendësuar Nedved që do të tërhiqet. Po punojmë në këtë drejtim dhe aty do të investojmë para”. Kampionati – Roma-Juve është ndeshja që do të zhvillohet sot në mbrëmje në “Olimpiko”. Bardhezinjtë e Ranierit kanë ende besim tek fitorja e këtij kampionati. Por Koboli Xhili e di që mundësitë e fundit për të qëndruar në garë janë të lidhura me sfidën e sotme. “Do
të jetë mundësia e parafundit për të qëndruar sa më afër Interit, – thekson presidenti i ‘Zonjës së vjetër’. – Sa më shumë kalojnë ditët, aq më të pakta janë mundësitë tona. Gjithsesi, objektivi ynë është që ti fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur deri në fund të sezonit, sidomos atë me Interin. Pastaj duhet të përfitojmë nga çdo gabim i tyre. Lojtarët më të vjetër e kanë thënë edhe më parë se gjithçka mund të përmbyset. Kjo ka ndodhur edhe më përpara”.
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi