Barça fiton Superkupën e Spanjës
24082009
Barça fiton Superkupën e Spanjës
Barcelona ka fituar trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Spanjës, pasi ka demoluar Athletic Bilbao me rezultat 3:0, në ndeshjen e kthimit në Camp Nou.
Me një fitore prej 2-1 nga ndeshja e parë, Barça e filloi ndeshjen e relaksuar dhe tifozët është dashur të presin deri në pjesën e dytë për të parë golat – dy të shënuar nga Lionel Messi (50’, 68’ – pen.) dhe golin e tretë të shënuar nga zëvendësuesi Bojan Krkic (72).
Barcelona kështu është barazuar me Real Madridin sa i përket titujve të fituar të Superkupës së Spanjës. Dy ekipet më të famshme të kampionatit spanjoll tash kanë nga 8 tituj të Superkupës, e cila ka filluar të luhet që nga viti 1982.
Përforcimi i ri Barcelonës Zlatan Ibrahimovic, kundër Athletic Bilbao luajti ndeshjen e dytë në fanellën e blaugranëve, mirëpo përkundër faktit se luajti deri në minutën e 70, kur u zëvendësua nga Krkic, as kësaj radhe nuk u shënua në listën e golashënuesve.
citti_barca- V.I.P
- Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009
Similar topics
» Barca fiton kundër LA Galaxy
» Barca nuk heq dorë nga Villa
» Barca interesohet për Guizan
» Barca do ta blejë Fabregasin me paratë nga Eto’o?
» Ibrahimovic: Nuk vlej aq sa Barca pagoi
» Barca nuk heq dorë nga Villa
» Barca interesohet për Guizan
» Barca do ta blejë Fabregasin me paratë nga Eto’o?
» Ibrahimovic: Nuk vlej aq sa Barca pagoi
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|